• |
ide | kryesore

Gjobat e Disiplinës ‘këpusin’ ekipet e Superiores: 250 000 për logon dhe sjelljen ‘e zakonshme’ të gabuar

-Instant, Sport
Partizani



Sanksione financiare dhe ndonjë paralajmërim, që vazhdojnë bien mbi klubet e Superiores dhe mbushin arkat e Federatës. Natyrisht ky është një motiv për të mos lënë shkallët e stadiumeve pa tifozë dhe është menduar si alternativë e dyerve të mbyllura, por është një cekan i vazhdueshëm mbi klubet, që nuk mund të disiplinojnë gjithnjë cdo individ, edhe pak në numër qofshin, që shkon në stadium. Sikur të mos mjaftojë, sjellja e gabuar e tifozëve, për të cilën është gjobitur Kukësi, Tirana e Vllaznia, vazhdojnë edhe gjobat e logos për Partizanin e Teutën, që në total e cojnë arkëtimin në 250 000 lekë.

Vendimet e Komisionit të Disiplinës dhe Etikës së FSHF

1. KF Partizani, për mos respektim të Rregullores së Veprimtarisë Futbollistike, duke mos vendosur stemën e Kategorisë Superiore Abissnet, në mëngën e djathtë të fanellës së lojës, në bazë të neneve 63.1, 82.1 të Rregullores së Veprimtarisë Futbollistike dhe nenit 14 të KDS dënohet me gjobë në masën 50.000 (pesëdhjetë mijë) lekë.

2. KF Erzeni, në bazë të nenit 12 të KDS, paralajmërohet se në rast të përsëritjes së sjelljes së gabuar të spektatorëve, do të jetë subjekt i masave disiplinore që parashikon Kodi i Disiplinës Sportive dhe Rregulloret e FSHF.

3. KF Teuta, për mos respektim të Rregullores së Veprimtarisë Futbollistike, duke mos vendosur stemën e Kategorisë Superiore Abissnet, në mëngën e djathtë të fanellës së lojës, në bazë të neneve 63.1, 82.1 të Rregullores së Veprimtarisë Futbollistike dhe nenit 14 të KDS dënohet me gjobë në masën 50.000 (pesëdhjetë mijë) lekë.

4. FK Kukesi, për sjellje të gabuar të spektatorëve, në bazë të nenit 65/1 dhe 65/3/a të KDS, dënohet me gjobë në masën 50.000 (pesëdhjetë mijë) lekë.

5. KF Tirana, për sjellje të gabuar të spektatorëve, në bazë të nenit 65/1 dhe 65/3/a të KDS, dënohet me gjobë në masën 50.000 (pesëdhjetë mijë) lekë.

6. KF Vllaznia, për sjellje të gabuar të spektatorëve, në bazë të nenit 65/1 dhe 65/3/a të KDS, dënohet me gjobë në masën 50.000 (pesëdhjetë mijë) lekë.

7. Rrëzimin e kërkesës së lojtarit të KF Gramshi, Ledio Koci, si të pabazuar në Kodin e Disiplinës Sportive.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *