• |
ide | kryesore

Operacioni i propagandës, Rama dërgon Dallëndyshen dhe Belindën për të sekuestruar një pallat 9 katësh

-Instant, Arkiva, Kryesore, Lajme



Me kamera me vete, me ministren dhe drejtoreshën të pajisur me mikrofon dhe me një zyrtar policie, qeveria ka nisur sot atë që e quan “Operacion i Konfiskimit” të kateve dhe metrave shtesë të ndërtuara në shkelje të ligjit e të lejes së ndërtimit. Belinda Balluku e Dallëndyshe Bici u shfaqën në zonën e Farkës në Tiranë për të deklaruar konfiskimin e një pallati pa leje 9 kate. Dimensioni propagandistik i këtij operacioni është shumë herë më i madh sesa qëllimi i deklaruar nga qeveria për të mbledhur para në arkën e shtetit për shpronësime apo strehim të njerëzve në nevojë.

“Ndërkohë për të gjitha rastet ka edhe një gjobë për çdo metër katror dhe për rastet kur ndërtuesi nuk pranon opsionet parablerje apo dhuratë që çojnë në ligjërimin e shtesave për arsye sociale, ai ndiqet edhe penalisht sipas ligjit”, thuhet në njoftimin e postuar në faqen e kryeministrit.

Absurdi tjetër që Edi Rama nuk do t’i japë përgjigje pas 9 vitesh qeverisje është se si është e mundur që nën hundën e shtetit vijon të ndërtohet pa leje në mes të Tiranës. Pallate e kate pa leje në kryeqytet dëshmojnë në fakt çfarë është thënë vazhdimisht për korrupsionin e madh, mosndërhyrjen e Policisë së Shtetit, IKMT-së dhe gjithë strukturave të tjera përgjegjëse.  Një ditë më parë Rama vendosi vetë vijat e kuqe për ata që kanë shkelur ligjin me ndërtimet. 

“Boll më ndërto-korrupto policinë dhe inspektorët-dhe në fund futi një legalizim. Të harrojnë s’do kenë kurrë mundësi legalizimi për kate dhe metra katrorë për qëllim fitimi. Godinat apo shtesat pa leje ose mund të shemben ose konfiskohen në rast se nuk parablihen apo dhurohen”, tha Rama duke të lënë përshtypjen e një turisti që sapo ardhur në Shqipëri dhe ka zbuluar masakrën me ndërtimet, sektorin që pastron një pjesë të mirë të parave të pista në vendin tonë.

Kryeministri apeloi gjithashtu ndërtuesit, pjesa më e madhe e të cilëve janë pjesë e klientelës së tij e dhe kryebashkiakut Erion Veliaj, që të mos përdorin blerësit apo klientët si pengje.

“As të mos mendojnë se ka rrugëdalje tjetër përpos asaj të ligjit, që thotë se ndërtimet pa leje për qellim përfitimi, për milionerët që ndërtojnë pa leje e që hapen majtas djathtas, do të shemben ose do të konfiskohen për interes publik, plus do të paguhet gjobë, plus do të ketë ndjekje penale”, kërcënoi Rama teksa mbante një takim në Ministrinë e Brendshme me kreun e ri të Policisë së Shtetit dhe Dallëndyshen e rikthyer në IKMT.

Natyrisht që Edi Rama ka dijeni për gjithcka ndodh në këtë vend dhe askush nuk merr guximin të ndërtojë pa leje pa pasur një krah të ngrohtë diku, pa paguar nën dorë dhe pa bashkëndarë nga fitimet e kësaj veprimtarie. Në kushtet e një pakënaqësie të madhe për krizën e cmimeve dhe qeverisjen e keqe, Edi Rama hedh gjen si komerdare shpëtimi këtë operacion propagandistik.

Dëshpërimisht kërkon t’ju thotë shqiptarëve se gjoja po lufton oligarkët e të kamurit që bëjnë cfarë duan me ligjin. E kundërta është e vërtetë. Edi Rama ka qenë dhe është palë me oligarkët. Nën pushtetin e tij ata janë pasuruar më shumë ndërkohë që pabarazia sociale ështëë thelluar dhe shqiptarët janë duke ikur nga sytë këmbët në kërkim të azilit nëpër Evropë. Si për ta bërë më qesharake shfaqjen propagandistike, ministrja e Infrastrukturës e mbyll videon me një “shumë faleminderit për vëmendjen” si të ishte spikerja e një emisioni televiziv. Tani le të presim emisionin e radhës nga regjia e Ertv. ©LAPSI.al



51 Comments

      1. ajo eshte stalled kopesht ne karabina. hidhni ca leke bejani gati dhe jepjani patronazhisteve te shkedhehen si qente atje.

    1. Propogande e sterbajatosur, 11 vjet Krytar i Bashkise Tirane, 9 vjet Kryeminister dhe jo ne ndonje cep te shqiperise por ne lagjen, katundin e tij behet nje pallat 9 katesh teresisht pa leje dhe ky nuk mban pergjegjesi dhe as ka faj. Ky smban pergjegjesi as per firmat qe leshon, per asgje, ky do vetem te mbreteroje me haremin e tij. Turp pe ne qe e durojme.

      1. O Car patronazhist nuk tha njeri te mos prishen, te prishen jo vetem ky por te gjithe qe jane pa leje edhe miqve te Rames dhe Olsit dhe fajtoret te arrestohen sic arreston popullin fukara. Ajo qe na shqeteso eshte papergjeshmeria e Kryeministrit te papergjegjshem.

    1. Po mirë nuk ka gjykata atje???Apo jemi në komunizëm që merte vendim njëshi.E ka ndërtuar pa leje sepse nuk i kanë dhënë.Nuk ka qenë njeriu i tyre sepse për të vetët japin leje dhe në kundërshtim me çdo ligj .Dhe me këtë vendim prishje në kundërshtim me çdo procedurë.Por dhe me gjykata prap do marrin vendime në favor të udheqesit.

      1. Elda kjo qenka dhe ndertese e pambaruar qe me shume gjasa do ket hedhur themelet ne kohen e rilindjes. Ku ne gop te semes ishte kjo ciclopa kur filloi ndertimi. Tani dritare te vesh te vijne zagaret te shtepia. Ju suflaqexhite hengshi vetem sufllaqe me 10 breza qe do vijne aq meritoni.

  1. Ore srz e keni me kto tituj lajmesh ju???? Lat nam . Fitoni lekun me pune te drejt jo me llafe e te till tituj lajmesh

    1. Sa kamiona me “banane “ kane kaluar keto dite???Shume !!!Ju shikonii videote qe hedh Hajduti I fundosur ne “miellin e bardhe” Jane tymnaja o popull!! thotë:

      Kryehajduti me I madh I sjqipetareve ju Huton me perralla !

  2. O Rame ,po pse nuk e zbaton ligjon ne kohe por i zvarrit per te bere bere propagande.
    Broken Lakon e burgose per nje dritare. O manjak. Bete orgji kurvash tek Prestigji dhe cfare i bere.
    Je bere per doreheqje.
    E nxive kete vend o hajdut.

    1. Po lal eri ca po ben spo le te mdertohet ku ju do trapi pese kullat ne qender i ke se i desh trapi lali erit. Ku qendron ndryshimi.

      1. Po sikur sikur pallti te jet shitur ta ken bler qe ne themel! Se ne shqiperi jan te pakt ata qe ndertojn me lekt e tyre dhe pastaj shesin

  3. Shpikin krimin e lene te rritet dhe pastaj na dalin shpetimtar .
    Keta jane çakenjt e grabitesit e sektit mavi .

  4. Epo tani kur nderton si te do qejfi do ndodhin te tilla gjera, ti kishin menduar pasojat perpara se te benin keto ndertime.

  5. Bella-Belinda, moj Balluke-Balla,
    ec para Robo mos te haje Palla,
    sa ke koken e Rames nder shal,
    hic mos caj Trapin e mos ki hall!

    Ti ne kujtove kohen e Enverit,
    kohen e Tallonit e te zeherit,
    je fiks si Lenka Cuko qemotit,
    aty ne qeveri te Ram Idiotit

  6. Do bejme shtet apo jo?. Ky i gjati kujton se ka bere shtet funksional por ka bere nje makineri gerdalle qe dhe boja i ka rene, e ndryshkur qe pa u vene ne pune. Turp! Doreheqja dhe kerkimi falje ketij populli eshte me e pakta. Te tjerat jane shtyrje kohe me breke neper kembe.

  7. grupi i PD-së institucionale që drejtohet nga Alibeaj, grupi i Sali Berishës, grupi i deputetëve as këndej as andej që përfaqësohet nga Grida Duma, grupi i Fatmir Mediut, që ka brenda Argon Dukën, Vangjel Dukën etj, pra krerët e partive aleate, grupi i Mesila Dodës, i cili ka sërish një përbërje si ai i Fatmir Mediut dhe grupi i ish-LSI-së së Ilir Metës, sot Partia e Lirisë.Luli morina ju sekuestrua pallati ju thoni propogant,ju lapsi bashke me shpellkaret e salih metaj vazhdoni te mbroni paligjshmerine qe jeni mesuar nga salihu i metaj

  8. Bravo Rama dhe Beldinda, nje nga te paktata nisma dhe te mira te qeverise Rama. Sa te lezecem komentuesit veriore qe jane me suar me ligjin “Toke e zane”!

    1. Ju qe ndani veri jug ju e doni me mbajt rama jugun. Veriu te shpall pavaresine nga rilindja dhe gjith raca e kuqe e shkerdhyer. Dhe ta shikoni te gjatin. Mq ra fjala hidrocentralet do mbeten ne veri kurse ju do mbeteni pa lare si morraxhinj. Nga 100 kw do ju lere Cica dhe atehere ta shihni gopin e semes.

  9. Toke e xanun simboli 30 vjecar i dyshej kriminale spiunet agjent salih metaj shkatarruan kete vend,tani po i vjen fundi ne fillim paguaj vleren e tregut,gjoben dhe ne mungese te tyre burgun,cdo shpellkar i tokes se xanun duhet te kuptoje qe tokat e xanun kane pronare me letra

    1. Nga keto 30 qe thua 18 i ke te rilindjes se shkerdhyer. Ne tirane vetem ke nja 22 vjet. Keshtu qe ta ka ngul i gjati o trim.

      1. Lista nis me Andi Bejten, në atë kohë poet, më shumë se gazetar, A.Shkullakun, F.Lubonjën, që janë bashkë me Ramën, emri i të cilit shfaqet diku nga mesi i listës.

        SHBA ua plotësoi kërkesën pas shumë vitesh, duke e shpallur Berishën non grata, por duket se disa prej nënshkruesve, sot mendojnë ndryshe. Më poshtë, teksti dhe firmosësit e tij në 1996:O toc shpellkari nje pune e ben mire ti,shko mbaj shishen e shurres salih metaj meri nje kampion dhe ruaje se nuk i dihet ta kesh

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *