• |
ide | kryesore

Paketa e krizës/ Paga minimale 34 mijë lekë, rritje rrogash për administratën dhe policinë

-Instant, Lajme, Të fundit



Kryeministri, Edi Rama ka mbajtur një konferencë për shtyp ku ka prezantuar paketën anti-krizë për të përballuar gjendjen e krijuar nga rritja e çmimeve. Kreu i qeverisë bëri me dije se me këtë ndërhyrje paga minimale nga 32 mijë lekë do të shkojë 34 mijë lekë. Po ashtu kreu i qeverisë njoftoi se do të ketë një rritje page për punonjësit e administratës, policisë së shtetit dhe burgjeve. Rama tha gjithashtu se pensionet dhe ndihma ekonomike për personat me aftësi të kufizuara do të indeksohen për herë të dytë.

Unë do mjaftohem duke thënë se paketa është përcaktuar si një mbështetje afatmesme, jo si një mbështetje e përkohshme e shtrirë në 2 apo 3 muaj. E kemi marrë në konsideratë faktin se kjo krizë është në një natyrë të paparashikueshme për të parë se kur e ka afatin e saj. Qëllimi ynë është të ndërhyjmë në një sërë cështjesh. Për pensionet, të cilat indeksohen një herë në vit në muajin prill, për herë të parë, do të riindeksohen. Pra do kemi një riindeksim të pensioneve të llogaritur me normën e inflacionit që shkon në 6% duke u nisur nga indeksimi i mëparshëm por shkon në 9.5% si indeksim tërësor fiktiv. Kjo do ndodhë edhe për personat me aftësi të kufizuar, edhe për të kemi indeksimin e përvitshëm.

Do rrisim edhe njëherë me 10% ndihmën ekonomike, ndërkohë që do dyfishohet ndihma ekonomike për gratë kryefamiljare me dy fëmijë. Do të vazhdojmë programin e rritjes së pagave siç është paralajmëruar për sektorët qeveritarë, me buxhetin e vitit të ardhshëm. Pasi rritëm pagat për ushtarakët, mjekët dhe mësuesit, do t’i rrisim përsëri. Sot me ndërhyrjen e dytë, do rrisim pagat për administratën që nuk ishin prekur prej shumë kohësh dhe jo pa qëllim. Do rrisim po ashtu për policinë e shtetit dhe të burgjeve. Po ashtu do rrisim pagën minimale nga 32 në 34 mijë lekë.”, tha Rama. 



34 Comments

    1. Ju jeni rrota k… nuk e rrit Rama pagen o idiota ai vendos kufirin e saj por eshte biznesi qe e paguan.

      Pra atij nuk i del asgje nga xhepi.

      Pra plus rritjes se energjis, naftes,cmimeve te produkteve ushqimore edhe kjo, idiotesia e rradhes.

      Ne asnje vend europian nuk ka ndodhur.

      Shtetet kane dhene paketa ndihme per popullaten e bisnesin.

      Ky i joni rrit per bizneset pagen minimale.

      Patronazhista te qelbur

      1. Vendime shume te drejta nga ana e qeverise gje qe do e ndihmoje shume shtetin dhe ekonomia e vendit do te rritet

  1. Un jam shume i kenaqur edhe me 32 mij lek. Nuk e dua rritjen.
    Flm o gjigand.
    Hahahahahah
    Tallim trapin me salibanet.

    1. Paketa e agonise se vdekjes e pergatitur me mbeshtetjen sorrosiste te partnereve tane strategjike ketej e andej oqeanit.
      Perpara NWO!

  2. Rritja e pagave minimale nga 32mije leke ne 34 mije leke ishte nje nder gjerat me te mira qe mund te behej ne kete kohe krize

    1. Paketa e mbeshtetjes se njerezve ne nevoje dhe invalideve e mbeshtetja financiare per energjine elektrike mjaft e vlefshme per keto njerez

  3. duke marr parasysh qe gjith bota eshte ne krize qeveria perseri ka menduar per rritjen e pagave per punonjesit. me kete pakete po i ndihmoni te gjithe

  4. Mjekeve dhe ushtarakave ua rritet me paketen e pare , administrates dhe policise tani , sa me shume te rriten aq me pak do rendoje kriza tek familjet shqiptare

  5. duke qen se kan sherbyer pa u lodhur ne nje periudhe te veshtrie si termeti e pandemia keto shperblime e rritje pagash i kan mese te nevojshme e te merituar

  6. Patronazhiste te ndyre,krahasojeni buxhetin e kosoves dhe shqiperise dhe paketat e ndihmave dhe pastaj llaparitni si debila!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *