• |
ide | kryesore

Video/ Old Trafford është rrënqethës, në heshtjen për Mbretëreshën, po United mposhtet

-Instant, F1, Sport, Video



Një minutë heshtje drithëruese në Old Trafford për të kujtuar Mbretëreshën Elizabeth. Atmosferë e pabesueshme para fillimit të ndeshjes Manchester United-Real Sociedad me Uefa-n që për respekt zgjodhi të mos linte të luhej himni i kompeticionit. Në fushë megjithatë, Red Devils zhgënjejnë dhe dalin të mundur 0-1 nga goli i Mendez.

Me Ronaldon në fushë nga minuta e parë, Ten Hag kthehet tek humbja në Europë, pas një serie prej 3 fitoresh radhazi në Premier League, që rikthyen kuotat e United, pas një fillimi zhgënjyes. Pak titullarë në fushë në Old Trafford, me teknikun holandez që mendoi të bënte turnover, por u detyrua të dalë kokëulur përballë baskëve që vendosën ndeshjen në favor të tyre, falë penalltisë së akorduar në minutën e 59. United tentoi më shumë se kundërshtari, por në fund tre pikët i mori Sociedad në Grupin E të Europa League.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *