• |
ide | kryesore

Video/ Sherr në Londër, 5 të arrestuar: tifozët e Marseille sulmuan me tymuese e fishekzjarre ata të Tottenham

-Instant, Sport, Video



Sfida Tottenham-Marseille, e vlefshme për raundin e parë të Ligës së Kampionëve, është karakterizuar nga përplasje të dhunshme pas ndeshjes, ku dy tifozeritë rënë në kontakt edhe brenda stadiumit. Policia me mjetet speciale kundër konflikteve u detyrua të ndërhynte: pesë persona u arrestuan.

Fitorja 2-0 e Tottenham ndaj Olympique Marseille me dygolëshin vendimtar të brazilianit Richarlison u shënjua në fund të ndeshjes nga përplasjet e dhunshme në tribuna. Skena të dhunshme, me tifozët francezë që lëshuan tymuese dhe fishekzjarre ndaj tifozëve anglezë. Policia u vendos me forca të shumta për të parandaluar tifozët vizitorë që të afroheshin me tifozët vendas dhe u detyrua të përdorte gaz lotsjellës për të qetësuar një situatë që po nxehej tej mase.

Agjentët, në fund, rrethuan tifozët e Olimpique dhe i mbajtën në tribuna pas përfundimit të ndeshjes, ndërsa tifozët e Tottenham u larguan nga stadiumi. Pesë francezë u arrestuan. Ndërkohë në rrjetet sociale kanë nisur të qarkullojnë shumë video në lidhje me ngjarjen, me shumë përdorues të indinjuar nga sjellja e tifozëve francezë. Pas shumë ngjarjeve fatkeqe që ndodhën në stadiumet e Ligue 1 gjatë sezonit të kaluar, ky padyshim nuk është një fillim i mirë…



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *