• |
ide | kryesore

Zac Efron:Filmi ‘Baywatch’ më shkaktoi depresion dhe pagjumësi

-Instant, Paparazzi, Slider



Zac Efron ka folur së fundmi për rolin e tij në filmin Baywatch të vitit 2017.

Aktori zbuloi në një intervistë për Men’s Health se regjimi i stërvitjes ishte aq intensiv, saqë  pati depresion dhe vuajti për një periudhë kohe nga pagjumësia.

“Ajo pamje e Baywatch, nuk e di nëse është vërtet e arritshme,” u shpreh aktori . “Thjesht ka shumë pak ujë në lëkurë. Duket sikur trupi është CGI [Imazh i krijuar nga kompjuteri].

Përpjekja e madhe e Efron për të arritur pamjen e tij në Baywatch nënkuptonte gjithashtu të hante të njëjtat tre vakte çdo ditë, si dhe shumë stërvitje. Ai tregoi për median se edhe nëse xhirimet zgjasnin deri në mesnatë, aktori duhet të zgjohej në orën 4 të mëngjesit për të shkuar në palestër.

Zac rrëfeu ai nuk dëshiron që fansat të mendojnë se  po ankohet, por ka zgjedhur të hapet për përvojën e tij, sepse me të vërtetë e ka dëmtuar atë, fizikisht dhe mendërisht.

“Fillova të kem pagjumësi,”shtoi  Effron, “dhe rashë në një depresion mjaft të keq, për një kohë të gjatë. Diçka në lidhje me atë përvojë më shkatërroi. E kisha shumë të vështirë të përqëndrohesha”./Lapsi.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *