• |
ide | kryesore

Aksident në Maliq/ Makina përplas biçikletën, një i vdekur

Arkiva, Lajme, Të fundit

Ngjarja ka ndodhur në afërsi të Libonikut. Mësohet se një mjet ka përplasur një biçikletë, dhe për pasojë drejtuesi i kësaj të fundit ka ndërruar jetë.


Policia ndodhet në vendin e ngjarjes, ndërsa po heton për aksidentin në fjalë.


NJOFTIMI I POLICISË
Më datë 09.09.2022, rreth orës 14:55, në aksin rrugor Korçë-Pogradec, pranë fshatit Libonik, Maliq, shtetasi A. P., duke drejtuar mjetin tip “Ford” ka përplasur biçiklistin N. S., 65 vjeç, banues në fshatin Symiz, Maliq, i cili u dërgua në spitalin e Korçës, ku ka ndërruar jetë.

Me drejtuesin e mjetit po kryen veprimet e mëtejshme procedurale.

Grupi hetimor po punon për të sqaruar rrethanat dhe përcaktuar shkaqet e aksidentit.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.