• |
ide | kryesore

Aksident në Përmet, plagoset një grua

Arkiva, Lajme



Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në Përmet. Policia njofton se ka mbetur e plagosur një grua, e cila po merr trajtim në spital jashtë rrezikut për jetën.

Informacioni paraprak nga policia

Rreth orës 17:45, në aksin rrugor Përmet – Çarshovë, në vendin e quajtur “Strëmbec”, automjeti tip “Toyota”, me drejtues shtetasin J. L., 30 vjeç, banues në Korçë, është përplasur me barierat anësore të urës dhe më pas ka dal nga rruga. Për pasojë është dëmtuar pasagjerja, shtetasja L. U., 41 vjeçe, e cila është transportuar në Spitalin e Përmetit, për të marrë ndihmën mjekësore. Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor dhe po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *