• |
ide | kryesore

Berisha: Ju e dini qëndrimin e News 24 për mua, por sulmi tek pishina ishte reklama më e keqe në 30 vite

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit
Sali Berisha



Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka komentuar sot edhe sulmin e paligjshëm të IKMT-të te Prestige Resort, duke e quajtur reklamën më të keqe që i është bërë turizmit në 30 vite.

“Ju i keni parë qëndrimet e mia ndaj asaj media dhe qëndrimet ndaj meje, por kjo nuk do të thotë kurrë që unë do të pranojë veprime politike. Ai është një akt i mirëfilltë politik. Ai do që ajo media ose të bëjë siç e kishte dëshirën ky ose të shkatërrohej. Ai kishte skicat. Unë nuk marr përsipër asnjë problem aty. Po si u kujtove ti tani? Pse ky filloi të sulmojë? Është e ditur, se ju punoni në media private, po cili pronar nuk e përdor sot mediat për të mbrojtur veten e tij? Që të gjithë. Por jo vetëm këtu, kudo, edhe në Europë e në Botë.

Është një fatkeqësi, por kjo ndodh. Ky tani i versulet. A e dini ju që në në 30 vite ajo është reklama më e keqe që i është bërë turnizmit në Shqipëri. Kontrolloni në linke të ndryshme, në Norvegji, në Danimarkë, në Gjermani. Video se si i futej matrapiku pishinës. Këto janë veprime politike. Nuk qëndroj në mbrojtje këtij apo atij personi, por jam kategoriki ndaj çdo gjahu shtrige që zhvillohet në këtë vend. Kjo tregon që ky është shtet kopukësh, shtet cubash.” 



5 Comments

  1. pushtetin në PD nuk e kanë pas kurrë ata, por komunistët dhe Sigurimi i Shtetit.

    Ai i e di mirë këtë, prandaj reziston e i udhëzon njerëzit e tij të kundërshtojnë këtë nismë ligjore që PD e ka pas detyrim politik moral e ligjor që kur erdhi në pushtet në 1992 por Berisha nuk e ka lejuar për arsyet që thamë më lartë. Mos hapja e dosjeve të Sigurimit dhe mos largimi nga pushteti i njerëzve me to ka bërë dëm të madh pasi vlerësohet si faktori kryesor i vazhdimësisë së pushtetit të komunistëve në Shqipëri, përfshi edhe Sali Berishën.flet njeriu spiun qe tv 24 ja mori Bolinos dhe ja dha irfanit te metaj

  2. Dasem Dasem. Ne parti.
    Gëzon babai i dhendrit.
    Bëjani kabull shtatorin, se nuk shkon dhe revulucion dhe dasem.
    Po ju mos u merzisni, se ne shtator kemi dasmen. Ne tetor xeni do bej muajin e mjaltit.
    Ne nentor cifti do bej vizitat neper fis.
    Ne dhjetor jan festat e fund vitit. Janar shkurt shume ftoht. Marsi shi. Prilli do mbledhim forcat. Ne maj kemi muaj zie per 2 vjet non grata. Po prap behar, nuk behet revulucion me turista neper kemb. Dhe pastaj……… A u kemi then ne shtator. Ja pra erdhi shtatori dhe do i vem flaken Edvinit te zi.

  3. Shtet kopukesh po.
    Cubat kane pasur disa rregulla…
    Megjithese hajdute …
    Kishin cakun kufirin e cubllikut…
    Kurse keto pjella e spiuneve dhe brigadiereve dhe shitseve te bukes me tollona….
    Bastarde búnkeresh mund te quhen keta…
    Cuba Nuk behen kurre…
    Gonorre leckamanesh bolshevike.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *