• |
ide | kryesore

Charles flet për herë të parë si Mbret: Do mbaj premtimin që i kam dhënë nënës

-Instant, Arkiva, F1, Lajme, Planet



Nga Buckingham Palace, Mbreti Charles III iu drejtua kombit në fjalimin e tij të parë pas vdekjes së Mbretëreshës Elizabeth.

“Po ju drejtohem sot me një ndjenjë trishtimi dhe dhimbje të thellë. Theksoj premtimin ndaj nënës sime për t’ju shërbyer gjithë jetën” – tha ai duke përdorur të njëjtat fjalë që përdori nëna e tij 70 vjet më parë kur mori fronin.

Mbretëreshën Elizabeth e konsideroi një burim “frymëzimi” për miliona njerëz, për veten dhe për familjen e tij.

“Gjatë 70 viteve të fundit ne kemi parë shoqërinë tonë të transformohet në një shoqëri me shumë kultura dhe shumë besime. Institucionet e shtetit kanë ndryshuar gjithashtu.

Vlerat tona kanë mbetur dhe duhet të mbeten konstante”, – deklaroi Mbreti Charles III në fjalimin e tij të parë si monark britanik. ©LAPSI.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *