• |
ide | kryesore

I rrëmbeu turistes çantën nga dora, arrestohet autori në Tepelenë

Lajme, Të fundit



Është vënë në prangat e policisë një 54 vjeçar në Tepelenë. Ai akuzohet se i ka vodhur çantën e dorës një shtetaseje çeke. I arrestuari është 54 vjeçari me inicialet M. H., , banues në fshatin Salari, Tepelenë.

“54 vjeçari me inicialet M. H., në datën 07.09.2022, në qytetin e Tepelenës, i ka vjedhur shtetases çeke, çantën e dorës në të cilën mbante sendet personale dhe një shumë parash”, njofton policia.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan çanta e dorës, një aparat celular, një orë dore, dy karta banke, 110 euro dhe 6000 lekë. Materiale në ngarkim të shtetasit M. H. i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, për veprën penale “Vjedhja”.



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *