• |
ide | kryesore

Ikja e Gledis Nanos/ Drejtori që pëshpëriste në veshët e ambasadave

-Instant, Kryesore, Lajme



Tani nuk ka më dyshim se Edi Rama është ndarë keq me ish drejtorin e policisë Gledis Nano. Nano, ndryshe nga paraardhësit e tij, nuk mori pjesë të enjten në ceremoninë e dorëzimit të detyrës tek Muhamet Rrumbullaku duke e pasur një ftesë. Por edhe nëse do i dërgohej, nuk dihet nëse do ta bojkotonte apo do të shkonte. 

Po të njëjtën ditë në mbrëmje, në emisionin Top Story, ministri i Brendshëm Çuçi e goditi drejtorin që nuk kishte pranuar t’i dorëzonte dorëheqjen. Ai theksoi se spunton finale për shkarkimin e tij e dhanë ngjarjet e ndodhura gjatë muajve të verës, korrikut e gushtit dhe Nanos i mungoi lidershipi.

Lexo më tej:

Andi Bushati: Ajo që mbeti mister në shkarkimin e Gledis Nanos

Tjetër arsye sipas Çuçit, ishte se nën drejtimin e Nanos, janë rikthyer disa fenomene të zhdukura më parë, si kultivimi i lëndëve narkotike në fusha të hapura apo transportimi i drogës drejt Italisë. Po në të njëjtën linjë ishte edhe kryeministri Rama, i cili, në ditën që foli përpara oficerëve të lartë të policisë, e vuri theksin tek periudha e fundit: “Muajt e fundit kanë marrë hov të paudhët dhe paudhësitë në policine e shtetit” aludoi ai për kohën e drejtimit të Gledis Nanos.

Pra doza e kritikave dhe akuzave gjithnjë e në rritje si dhe faktin që vetë Nano nuk ishte i pranishem ne ceremoninë e kalimit të detyrës te Rrumbullaku dhe në letrën e vet të lamtumirës i injoroi Ramën dhe Çuçin duke moi i përmendur fare, tregon se ata janë ndarë keq me njëri- tjetrin.

Letra e fundit/ Gledis Nano injoron Edi Ramën dhe Bledi Çuçin

Por ndërkohë që qeveria i ka shpalosur argumentat e saj për punën e dobët, ngjarjet kriminale dhe rritjen e trafikut të drogës, deri tani Gledis Nano ka folur vetëm me simbolikë pa dhënë shpjegime shterruese për arsyet që e shtynë Ramën ta hiqte qafe. Në emër të tij ka folur vetëm ambasada amerikane, e cila pas shkarkimit u shpreh se e vlerësonte dhe e konsideronte një partner të fortë. 

Trjytkl

Pra po t’i krahasosh, qëndrimi i qeverisë shqiptare dhe ai i “aleatit tonë të madh” janë diametralisht të kundërta, Të dytët shprehin vlerësim ndërsa të parët mosvlerësim. Sipas një burimi diplomatik që ka pranuar të flasë për Lapsi.al në kushtet e anonimatit, këtu duhen kërkuar edhe arsyet se përse ish drejtori i policisë e pati jetën të shkurtër më pak se një vit. “Ai ishte një partener i besueshëm që bashkëpunonte dhe ndante informacione të plota si me amerikanët, si me britanikët po ashtu edhe me vendet e BE. Ai nuk i fshihte atyre as të dhëna që shefat e tij nuk do donin të merreshin vesh nga ndërkombëtarët. këtu duhet kërkkuar edhe arsyeja e largimit” tha burimi për Lapsi.al. 

Në një farë mënyre, këtë informacion e konfirmojnë edhe zëra brenda ministrisë së Brendëshme. Ato pohojnë se kur Bledi Çuçi i kërkoi në zyrën e tij dorëheqjen ish drejtorit të policisë, ai refuzoi ta japë madje bëri dhe deklaratë publike duke thënë se vazhdonte të qe në detyrë dhe nuk kishte ndërmend të largohej. Por Çuçi gati doli hapur fare në fjalimin e betimit të drejtorit të ri. Ai i kërkoi Muhamet Rrumbullakut të përulej vetëm para flamurit kombëtar, duke lënë të nënkuptohej se paraardhësi i tij kishte vepruar ndryshe. 

“Ju z. Rrumbullaku do të merrni sot në dorëzim flamurin e organizatës. Unë dua të them që ne respektojmë shumë flamuj të vendeve të tjera, dikë më shumë dikë më pak. Në një moment historie mund të ndryshojnë flamujt që respektohen më shumë dhe më pak, por flamuri i vetëm për të cilin ne përulemi të gjithë dhe për të cilin kanë dhënë jetën shumë shqiptarë të mirë, përfshi edhe përfaqësues të Policisë së Shtetit dhe për të cilin besoj se çdo shqiptar i mirë është gati të jap jetën, është flamuri me shqiponjën me dy krena. Dua t’ju them që këtë gjë mos e harroni në asnjë ditë të punës tuaj. Jam i bindur që ju do ta realizoni me nder dhe me sukses këtë rrugëtim tuajin në këtë pozicion kaq shumë të rëndësishëm për Policinë e Shtetit dhe për Shqipërinë”, u shpreh Çuçi.

Gledis Nano refuzoi largimin e negociuar, Rama e shkarkon

Sipas këtyre zërave, Nano u soll ndryshe nga paraardhësit e tij, Artan Didi, Haki Çako dhe Ardi Veliu, që i kishin hequr qafe me “dorëheqje” pasi ai kishte mbështetje ndërkombëtare. Lidhjet e tij të huaja i rekomanduan që të rezistonte. Por forca e ndëkombëtarëve nuk zgjati më shumë se tre ditë. Në mbledhjen e parë të qeverisë, Rama e shkarkoi Gledis Nanon. “Ai pagoi çmimin e të qenit bashkëpunëtori ynë i besuar”, tha burimi diplomatik për Lapsi.al.

©Lapsi.al



21 Comments

  1. As na ngroh e as na ftoh. Rama eshte qelbesire por zyrtaret e Shqiperise duhet te mesojne te punojne per vendin e tyre. Mjaft duke u zgajdur ne muret e ambasadave..

    1. Nëse vërtetë policia e Shtetit është kthyer në FARC,(organizatë kriminale Kolumbiane që mbron plantacionet e drogës),atëhere është pjerdhur fare kjo punë( betohu përpara flamurit të organizatës thotë gruaqiri Çuçi, jo përpara Ligjit!!!!!!)!
      Zgjidhja ,nëse do vijë ,do ketë shumë të vrarë,siç njihet tashmë si fenomen në organizatat e drogës….

    2. “Ai pagoi cmimin e te qenit bashkepuntor i yne i besuar” thote ambasada amerikane, ketu duhet bere nje korrigjim duke zevendesuar termat “bashkepuntor/spiun” me “zagar, qen besnik” ose “legen, vemje, sherbetor, puthador”, KAQ!

    3. Gledis Nano u be minister vetem per te siguruar kongresin e Muxhahedineve duke zoteruar infrastrukturen policore plotesisht ! Ai ështe pronë e Sorrosit.

  2. Citoj Blendi Cucin: te paudhet dhe paudhesite kane marre hov ne policine e shtetit.

    Me te vertete keta ministrat mavi behen kaq te neveritshem duke kopjuar shefin jo vetem ne pamje, por edhe me shprehjet bajate te sterperdorura dhe konsumuara tashme,

  3. pushtetin në PD nuk e kanë pas kurrë ata, por komunistët dhe Sigurimi i Shtetit.

    Ai i e di mirë këtë, prandaj reziston e i udhëzon njerëzit e tij të kundërshtojnë këtë nismë ligjore që PD e ka pas detyrim politik moral e ligjor që kur erdhi në pushtet në 1992 por Berisha nuk e ka lejuar për arsyet që thamë më lartë. Mos hapja e dosjeve të Sigurimit dhe mos largimi nga pushteti i njerëzve me to ka bërë dëm të madh pasi vlerësohet si faktori kryesor i vazhdimësisë së pushtetit të komunistëve në Shqipëri, përfshi edhe Sali Berishën.Nebil Cika

  4. zoti peshperites iku

    nuk peshperit mo

    kushedi kush do peshperisi knej e tutje

    politike peshperitsash, patronazhistash

  5. Hahaha ca lajmi.
    As kan nevoj fare te vej e te peshperisi dikush atje.
    I marin vesh te gjitha ata.
    Edhe pa vajt askush atje.

  6. Konti italian Ciano thoshte qe ne Shqiperi ska nevoje te paguash per spiune se vijne e spiunojne vete pa leke

    1. Dikur Musolini thoshte per italianet se nuk eshte e veshtire ti qeverisesh por e pamundur. Jane llafe diktatoresh/politikanesh qe kur nuk dijne te bejne punet e tyre shajne njerezit e thjeshte per ti denigruar ne grup. Eshte teknike e njohur!

  7. Rama dhe shpura e tij jane kanceri i ketij vendi.
    Por ama, ne se ky eshte shkaku, pra qe peshperiste sic thoni ju ne veshet e ambasadave te huaja, dhe shqiptaret nderkohe vidheshin, grabiteshin e dhunoheshin nga bandat e qeveria, atehere mire js kane bere.
    Ky njeri anonim, i vleresuar vetem nga te huajt, paguhej per te mbrojtur shqiptaret nga krimi, jo per te spiunuar tek te huajt, kushdo qofshin ata.

  8. Mvaret se çfarë quhet “pëshpëritje” tek funksionarl të lartë të shtetit.
    Nëse drejtori i ri i policisë, Gledis Nano me formim profesional perëndimor, e ka pasur si parim që në luftën kundër kriminalitetit, grupeve mafioze e terroriste, të bashkëpunojë me institucionet e sigurisë së vendeve aleate të NATO-s, ka bërë shumë mirë pasi niveli profesional i policive të tyre është goxha më lartë se ai i yni.
    Kjo nuk ka pra sepse të quhet “pëshpëritje” apo “spiunim” siç e cilëson dikush këtu.
    A nuk qenë agjensitë amerikane të sigurisë që zbuluan se kush kishte bërë sulmin kibernetik ndaj sistemit kompjuterik të shtetit shqiptar ?
    A nuk ka pasur raste të përsëritura kur policitë e vendeve europiane kanë sinjalizuar policinë shqiptare për dërgesa trafiku të drogës, e kapot e drogës janë paralajmëruar e kanë mundur ti shpëtojnë arrestimit ?
    Interesat kombëtare e respektimi i flamurit shqiptar, nuk mund të funksionojë duke fshehur lidhjet e politikës me krimin por e kundërta.

    1. Bravo, ja gjete justifikimin kanakarit me mjeker te ambasadave.
      Po ne si shqiptare, ne qe i paguajme rrogen, cfare fitusm nga peshperitjet e tij?
      Po te kishte bere punen le te bertidte e uleriste, jo te peshperiste.
      Pse me spiunime tek i forti lagjes e me skuthlloqe do te vrndoste rendin e drejtesine ky?
      PS. A nuk ishte ky qe emeroi komisar ne Elbasan ate vrasesim e femijeve edhe pse kishte procrs te? hapur per trafik narkotikesh?

  9. E kemi dëgjuar Ramën që në retorikën e tij çapraze publike ta njësojë Shqipërinë apo gjithë shqiptarët me veten e tij apo qeverinë që drejton.
    Nëse institucione apo mediat europiane e amerikane kanë kritikuar rritjen e krimit e korrupsionit në Shqipëri, kjo nuk do të thotë se ata duan të diskretitojnë “Shqipërinë” por i tërheqin vërejtjen kësaj qeverie që nuk ka bërë detyrën se saj për të cilën pretendon se është zgjedhur me votat e shqiptarëve.

  10. Lista nis me Andi Bejten, në atë kohë poet, më shumë se gazetar, A.Shkullakun, F.Lubonjën, që janë bashkë me Ramën, emri i të cilit shfaqet diku nga mesi i listës.

    SHBA ua plotësoi kërkesën pas shumë vitesh, duke e shpallur Berishën non grata, por duket se disa prej nënshkruesve, sot mendojnë ndryshe. Më poshtë, teksti dhe firmosësit e tij në 1996:

  11. VAFFANCULO

    Il paese si sta spopolando,
    il politico e molto felice,
    e ci dicono solo cazzate,
    ma il popolo cosa dice?

    Vaffanculo va, vaffanculo va,
    portatore di brutte notizie.
    Vaffanculo va, vaffanculo va,
    senza lavoro e senza amicizie.

    Gli affitti sono ormai alle stelle,
    nostre tasche stano piangendo,
    i politici bastardi ci prendono in giro,
    nessuno dalla fame sta morendo!

    Vaffanculo va, vaffanculo va,
    non abbiamo casa e non frega a nessuno,
    Vaffanculo va, vaffanculo va,
    non consumare energia resta a digiuno.

    Prima hanno tolto le scommesse,
    non sprecate soldi e non peccate,
    adesso c’e’ il ritorno della “pazzia”,
    e si ricomincia con le cazzate!

    Vaffanculo va, vaffanculo va,
    questo governo di ladroni,
    Vaffanculo va, vaffanculo va,
    questa politica di cialtroni.

    In trent’anni solo bugie,
    il progresso della minchia,
    in piazza non protestare,
    la polizia ti imprigiona e ti picchia.

    Vaffanculo va, vaffanculo va,
    questo bordello di pagliacci,
    Vaffanculo va, vaffanculo va,
    dobbiamo mandarli via a calci.

    Perche studi che ti fa male,
    meglio un lavoro dove prendi la mancia,
    perche non restare ignorante,
    vivi bene di mente, cuore e di pancia.

    Vaffanculo va, vaffanculo va,
    sei un dottore e non hai un lavoro.
    Vaffanculo va, vaffanculo va,
    Il militante ha il posto d’oro.

    Il popolo vive di speranza,
    di cazzate non ha mai abbastanza,
    il politico vende sempre sogni,
    a fanculo il popolo e i suoi bisogni.

    Vaffanculo va, vaffanculo va,
    ma che cosa vogliamo di piu?
    Vaffanculo va, vaffanculo va,
    stiamo andando sempre piu giù!

    Questa povertà forse ci sta bene,
    dobbiamo pagare le nostre pene.
    Ma perche sopportare un dittatore,
    un ladro di merda che non ha un cuore?

    Vaffanculo va, vaffanculo va,
    questo bordello di pagliacci,
    Vaffanculo va, vaffanculo va,
    dobbiamo mandarli via a calci.

  12. “Ai pagoi cmimin e te qenit bashkepuntor i yne i besuar” thote ambasada amerikane, ketu duhet bere nje korrigjim duke zevendesuar termat “bashkepuntor/spiun” me “zagar, qen besnik” ose “legen, vemje, sherbetor, puthador”, KAQ!

    1. Kolonjari- Berishës: Kemi ngrënë në një kazan bashkë në Kavajë. Kam qenë anëtar i PPSH si ti!INuk rruan amerika per polica,shkon njeri vjen tjetri te gjithe duhet te bejne ate qe amerika ju thote,kaq e thjeshte eshte,keta kelysha ben cfare i thote spiuni salih metaj e nuk po bejne ate qe i thote amerika

  13. …dhe Amerikanet sic e kane zakon i hedhin ato qe u sherbejne (si limonet kur shtrydhen) Ahu, amerikanet kane mbajtur ne preher Bin Ladene, Sadame, Gadafe e Ortega per ti shpallur armiq boterore me pas! Kush mendon se i ka miq duke ju servilosur, gabon rende.

  14. Për të ndarë “pëshpëritjen” apo “spiunimin” nga bashkëpunimi me aleatët e perëndimit demokratik, më së pari duhet të skjarojmë se “spiunim” mund të quhet vetëm pëshpëritja me qeveri shtetesh që historikisht kanë qenë kundër Shqipërisë e shqiptarëve, me ata qeveri që e kanë ndihmuar Shqipërinë e shqiptarët.
    Është fakt i padiskutueshëm se Kosova e fitoi pamvarësinë e saj me mbështetjen e fuqishme të NATO-s që vazhdon me strukturat e saj edhe sot të mbrojë këtë pamvarësi.
    Pëshpëritje e ndyrë e “spiunllëk” veçanërisht për politikanët e drejtuesit shtetërorë, është të bësh marëveshje të fshehta me armiqtë historikë të shqiptarëve, qeverive serbe e ruse apo qeverisë diktatoriale komuniste kineze.
    Sa për Shqipërinë, nuk na e ka fajin ne shqiptarëve perëndimi demokratik, që ju dhurojmë votat tona apo ju a shesim ato, pinjollëve të diktaturës enveriste.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *