• |
ide | kryesore

Ishte me pushime në Sarandë, hidhet nga lartësia një vajzë 23-vjeçare

-Instant, Lajme, Të fundit



Një vajzë e re 23 vjeçe është vetëhedhur nga kati i dytë i pallatit ku banonte në qytetin e Sarandës, duke pësuar dëmtime të shumta.

Shtetasja E.M, nga Tirana mësohet se ndodhej me pushime në Sarandë.

Sipas policise dyshohet se ajo është vetëhedhur nga lartësia, ndërkohë që hetuesit po vijojnë të marrin dëshmi dhe të punojnë për të zbardhur më shumë detaje mbi rrethanat e ngjarjes.

Për shkak të dëmtimeve dhe frakturave të pësuara, e reja është dërguar me ambulancë në Tiranë.

Njoftimi i Policisë

Gjatë natës, në spitalin e Sarandës është dërguar për ndihmë mjekësore shtetasja E. M., 23 vjeçe, e cila dyshohet se është vetëhedhur nga kati i dytë i pallatit ku jeton. Aktualisht ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *