• |
ide | kryesore

Mesazhi i parë i Mbretit Charles III: Zotohem se do të ruaj parimet kushtetuese që janë në zemër të kombit tonë

-Instant, Arkiva, Planet, Të fundit



Pas vdekjes së Mbretëreshës Elizabeth II, Mbretëria e Bashkuar tashmë ka në fron një Mbret dhe ai është Charles III. Pasditen e sotme, ai ka mbajtur fjalën e parë, një mesazh drejtuar popullit, ku zotohet të shërbejë me devotshmëri.

“Ashtu siç bëri Mbretëresha me një devotshmëri të pathyeshme, unë gjithashtu zotohem solemnisht, për të gjithën kohën që do të më lejojë Zoti, të ruaj parimet kushtetuese që janë në zemër të kombit tonë.

Kudo ku ju mund të jetoni në Mbretërinë e Bashkuar apo në territoret në mbarë botën dhe cilido të jetë besimi dhe formimi juaj, unë do të përpiqem t’ju shërbejë me besnikëri, respekt dhe dashuri, siç kam bërë gjatë të gjithë jetës time”, tha ndër të tjera Mbreti.

Në fund të fjalës Mbreti Charles III kishte edhe një mesazh për nënën e tij të ndjerë.

“Dhe për mamanë time të dashur, ndërkohë që nisesh në rrugën e jashtëzakonshme për t’u bashkuar me tim atë, dua thjesht të të them këtë: faleminderit.

Faleminderit për dashurinë tënde, dhe devotshmërinë ndaj familjes tonë dhe familjes së kombeve që u ke shërbyer me zell gjatë të gjithë këtyre viteve”.

Mbretëria e Bashkuar është në zi pas vdekjes së Mbretëreshës. Pas disa ditësh do të mbahet një funeral shtetëror për të.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *