• |
ide | kryesore

Policia arreston dy 44-vjeçarët, u gjenden 30 emigrantë në kamionçinë në Qafë-Botë

Arkiva



Dy persona janë vënë në prangat e policisë pasi janë kapur teksa po transportonin 30 emigrantë të paligjshëm. Kapja e tyre u bë falë operacionit policor të koduar “Thirty”.I arrestuari është 44 vjeçari me inicialet A. P., , banues në Mirditë dhe 44 vjeç me inicialet A. D.,  banues në Shkodër.

Arrestimi i këtyre shtetasve u bë pasi u kapën në flagrancë nga shërbimet e Policisë Kufitare, në fshatin Xarrë, në vendin e quajtur “Kthesa e Bufit”, duke transportuar me një mjet tip kamionçinë, 30 emigrantë të paligjshëm, kundrejt fitimit.”, njofton policia. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Sarandë, për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”, kryer në bashkëpunim.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *