• |
ide | kryesore

Rusia: Prishet marrëveshja e grurit nëse nuk do të zbatohet siç duhet

-Instant, Lajme, Planet

Ministria e Jashtme e Rusisë tha të premten se një marrëveshje për të zhbllokuar eksportet e grurit ukrainas përmes Detit të Zi nuk po zbatohet siç duhet dhe zgjatja e saj do të varet nga mënyra se si do të zbatohet, njoftoi agjencia e lajmeve RIA.


Të mërkurën, presidenti rus Vladimir Putin tha se marrëveshja, e cila u ndërmjetësua në korrik nga Turqia, kishte “mashtruar” Rusinë dhe botën në zhvillim.


Pjesa e dytë e marrëveshjes së grurit, e cila ka të bëjë me eksportin e drithit dhe plehrave, ende po përballet me vështirësi, tha Ministria e Jashtme ruse.

 


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.