• |
ide | kryesore

VIDEO/ Prezantuesi argjentinas hap shampanjë pas vdekjes së Elizabetës: Iku bushtra!

-Instant, Arkiva, Lapsi Leaks



Ka shkaktuar polemika të shumta një prezantues i televizionit argjentinas që hapi një shishe shampanjë dhe ngriti dolli për vdekjen e Mbretëreshës Elizabeth II. Në transmetim direkt ai u shfaq i gëzuar duke deklaruar se “bushtra plakë kishte vdekur”.

Santiago Cúneo, politikan dhe gazetar nga Buenos Aires ishte duke transmetuar emisionin e tij kur Pallati Buckingham njoftoi vdekjen e monarkes 96-vjeçare.

Në një video që u bë virale në internet, Cúneo shihet i rrethuar nga balona të bardha dhe blu që përfaqësojnë ngjyrat e flamurit të Argjentinës.

“Bushtra plakë iku. Bëri mirë. Një duartrokitje të madhe për Satanin që më në fund e ka marrë atë” – tha ai. Ky shpërthimi i gazetarit është konsideruar një shprehje e dukshme e armiqësisë anti-britanike në Argjentinë.

Ajo rrjedh kryesisht nga Lufta e Falklands e vitit 1982, kur Britania e Madhe dërgoi një task forcë detare për të rimarrë kontrollin e Ishujve Falkland pasi argjentinasit e pushtuan.

Pavarësisht akuzave të së shkuarës, qeveria e Argjentinës vajtoi zyrtarisht për vdekjen e Mbretëreshës, duke thënë se ajo “ishte në krah të popullit britanik dhe familjes së saj në këtë moment pikëllimi”.

Cúneo, një anëtar i partisë në pushtet në Argjentinë, nuk është i panjohur për polemika. Në vitin 2018, ai u pushua nga puna nga kanali kabllor i lajmeve Cronica TV pasi u akuzua për përhapje të teorive konspirative ku përfshihej një komplot për të krijuar një shtet hebre në pjesë të Argjentinës dhe Kilit.

Teksa disa përdorues të Twitter qeshën me talljet e Cúneos për vdekjen e Mbretëreshës, të tjerë e kritikuan atë duke thënë se ai nuk përfaqëson Argjentinën.

“Unë jam argjentinas dhe ky nuk më përfaqëson mua. Na vjen keq për këtë humbje”, – shkroi një përdorues në Twitter.

Megjithatë vdekja e Mbretëreshës u pasua edhe me ironi në mediat sociale ku shumë përdorues të Tëitter zbukuan armiqësinë e tyre ndaj britanikëve si dhe mospajtimin për monarkitë dhe familjet mbretërore.

Jeff Bezos, bashkëthemeluesi i Amazon dhe një nga njerëzit më të pasur në botë, akuzoi publikisht një profesoreshë e cila shkroi në Tëitter se “shpresonte që Mbretëresha të kishte një vdekje torturuese” duke përmendur kolonializmin britanik në vendet në zhvillim. ©LAPSI.al

https://twitter.com/porquetendencia/status/1567957079872225282?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1567957079872225282%7Ctwgr%5Edf97a147f5ec1c0b1c6cdc80da99d4c49147c514%7Ctwcon%5Es1_c10&ref_url=https%3A%2F%2Fwww.newsweek.com%2Ftv-presenter-santiago-cuneo-queen-death-drinking-champagne-live-1741360



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *