• |
ide | kryesore

E fortë me të mëdhatë e brishtë me të voglat: Egnatia shpërbën Vllazninë me 3 gola

-Instant, Sport



Pas dy fitoresh radhazi një shembje e rëndë 3-0 në Rrogozhinë përballë Egnatias, shpërfytyron Vllazninë në javën e katërt të kampionatit. Fitorja e dytë radhazi i ngjit rrogozhinasit në vendin e dytë, duke arritur pikërisht shkodranët, që kanë shumë për të përmirësuar, duke parë cfarë tregoi në humbjen e dytë në kampionat në katër javët e para.

Ekuilibrat në fushë u prishën në minutën e 22, kur Egnatia mori avantazhin me një iniciative brilante të Mustës dhe finalizimin e pakapshëm të Delarzh, që tronditi aq shumë Vllazninë sa ende pa u shuar efekti i golit të parë, shkodranët pësuan të dytin pas 120 sekondash. Këtë herë Musta e mori protagonizmin krejtësisht vetë dhe VAR i ktheu festën e ligjshme, duke korigjuar vendimin e gabuar të arbitrit në fushë, që fillimisht e konsideroi pozicion jashtë loje.

Në pjesën e dytë, ndryshimet e teknikëve: Josa me Vulajn e Krujën për ti dhënë një shkundje të tijve e Tetova me Mihanën dhe Camaj për ta mbajtur të freskët skuadrën, nuk ndryshoi rrjedhën e lojës. Ndeshja ishte me sens unik dhe goli i tretë erdhi në minutën e 57: harkimi i Fernandos nga e djathta gjeti devijimin e saktë të Camajt me kokë, duke mbyllur praktikisht ndeshjen.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *