• |
ide | kryesore

Mediat po i mbyt binomi pushtet-biznes

-Instant, 1, 2, Ide
Blendi Kajsiu



Përplasja e fundit mes qeverisë Rama dhe grupit Media Focus, me pronar zotin Hysenbelliu, ka prodhuar dy lloj reagimesh, njësoj gjysmake. Mbështetësit e qeverisë e shikojnë sulmin ndaj biznesmenit në fjalë si një mundësi për t´í dhënë fund fenomenit të përdorimit të mediave si mburojë e bizneseve të pronarit. Për këtë kamp problemi primar qëndron tek keq-përdorimi i mediave nga pronari. Ndërkohë ndërhyrja brutale e qeverisë dhe tolerimi nga ana e saj i këtij fenomeni është problem dytësor.
Në kampin anti-qeveritar sulmi ndaj biznesmenit interpretohet si një goditje e hapur ndaj një media të lirë. Këtu problemi themelor nuk është keq-përdorimi i mediave nga biznesi, por autoritarizmi i qeverisë që kërkon tu japë një sinjal mediave që guxojnë ta kritikojnë atë sadopak. Natyrisht gazetarët dhe analistët në këtë kamp e pranojnë dhe e kritikojnë keq-përdorimin e mediave nga pronarët biznesmen, por problemi themelor është sulmi qeveritar dhe jo struktura e pronësisë mediatike.

Të dyja janë versione gjysmake që më shumë se të vërtetën reflektojnë pozicionimin politik të palëve. Janë produkte të transformimit të medias nga dëshmitar dhe dokumentues i realitetit në protagonist të tij. Prej kohësh mediat tona raportojnë, informojnë dhe investigojnë shumë më pak se sa marrin pjesë në politikë. Është ky transfomim që fillimisht e ka zëvendësuar gazetarin me analistin, dhe më pas e ka transformuar këtë të fundit nga vëzhgues dhe analizues në protagonist të debatit politik.
E vërteta është se median e pavarur dhe serioze në Shqipërië e ka mbytur simbioza pushtet-biznes. Pushteti i toleron shkeljet e biznesmenit mediatik, i ofron atij ambiente, kontrata apo leje, madje edhe ia lehtëson biznesin në shkëmbim të një mbulimi mediatik që nuk e dëmton atë. Biznesmeni, nga ana tjetër, e ndërton median e tij apo të saj, plotësisht në shërbim të interesave të tij ekonomike.
Natyrisht ka biznesmen që e bëjnë këtë në mënyrë më të sofistikuar dhe të tjerë që e bëjnë në mënyrë më banale. Ama mes interest publik dhe interesit të biznesit gjithmonë dominon ky i fundit. Çka do të thotë se nëse ka një përplasje mes asaj që i interson publikut dhe asaj që i intereson pronarit, fiton kjo e dyta.
Ky është fenomeni që u shfaq qartë në përplasjen e fundit mes qeverisë dhe grupit mediatik, Focus Media Group, të zotit Irfan Hysenbelliu. Kemi një sulm brutal të qeverisë për prishjen e rezortit turistik të biznesmenit në fjalë, dhe largimin e mediave të tij nga ambiente shtetërore. Natyrisht të gjitha aksionet e qeverisë mund të jenë brenda ligjit, ama momenti në të cilin ndodhin është shumë domethënës.
Është pikërisht kur ekziston një përplasje mes biznesmenit në fjalë dhe qeverisë që kjo e fundit kujtohet të shikojë ligjshmërinë dhe përmbushjen e kontratave nga ana e tij. Për ta kuptuar këtë mjafton të lexosh deklaratën e Ministrisë së Financave ku thuhet se grupi mediatik nuk ka paguar detyrimet financiare kontraktuale gjatë 6 viteve të fundit.

Nëse kjo është e vërtetë pyetja që shtrohet vetvetiu është se përse Ministria e Financës e ka toleruar për 6 vite rrjesht këtë shkelje flagrante? Përgjigja është e qartë, sepse biznesi në fjalë kish marrëdhënie të mira me Ramën, Ballën apo Veliajn, sikurse e ka dëshmuar edhe vetë pronari.
Ama goditja e pushtetit ndaj grupit mediatik është vetëm njëra anë e medaljes. Rrjeshtimi ushtarak i të gjitha mediave, gazetarëve dhe analistëve të këtij grupi pas hallit të pronarit dhe jo pas interest publik është goditja paralele që vjen nga brenda saj. Produkt i transformimit të medias në një zgjatim të intereave ekonomike që e financojnë dhe jo në mbrojtëse të interesit publik.
Interesi publik në këtë rast është i qartë. Së pari, duhet informuar në mënyrë objektive në lidhje me përplasjen në fjalë, detyrimet kontraktuale, ekzistenca ose jo e lejeve ndërtimore, etj. Thjesht duhet bërë gazetari. Së dyti, duhet vendosur lajmi në dimensionin e tij real për publikun në përgjithësi. Pra i duhet dhënë një rëndësi që është proporcionale në raport me shumë lajme të tjera që i interesojnë publikut.
Fatkeqësisht më shumë se te informimi apo investigimi mediat në fjalë u fokusuan tek denoncimi i qeverisë. Ndërkohë lajmi i përplasjes së tyre me qeverinë eklipsoi pothuajse cdo lajm tjetër, duke përfshirë edhe krizën energjitike që afrohet dhe pasojat e rënda që ajo do të ketë për qytetarët, sidomos gjatë dimrit.
Ndaj përplasja mes qeverisë dhe grupit mediatik Fokus nuk është thjesht një shembull më shumë i reduktimit të lirisë së mediave në Shqipëri nga një pushtet autoritar. Natyrisht që kjo është një pjesë e së vërtetës. Ama ndonëse pushteti mund tu japë mediave goditjen përfundimtare ato bien shumë lehtë sepse themelet e tyre si roje të interesit publik i kanë ngrënë prej kohesh pronarët që i kanë transformuar në zgjatime të interesit personal. Për pasojë bëhet e vështirë t’ia shesësh publikut përplasjen me qeverinë si një çështje të interesit publik apo të lirisë mediatike.

Shkruar për Lapsi.al nga Blendi Kajsiu



22 Comments

  1. ARRESTOHET YMER GELBAZA KELLIRA-POLICIA E KAPI YMERIN DUKE JA FUTUR KARIN NE BYTH FRROK CUPIT AFER PALLATIT TE ARMINA MEVLANIT DHE ZENI TE BABIT-info Andi Bushati thotë:

    YMER GELBAZA KELLIRA JA FUT KARIN NE BYTH FRROK CUPIT,MUHAMED VELIUT CAR BOLES,KOL SALLAKU SKYPE EDI RAMES BATON HAXHIUT DHE ALEXANDER VUCIC

  2. Kajsiu je shume i veshtire per tu lexuar sepse nuk jep asnjehere ne ide por rrotullohesh qe jane 2 gjera,3 shikime,se pari ,natyrisht e te tjera perfundime kalamajsh.
    Shume fjale per te thene qe patatja mbillet ne toke apo ato qe thoshte dje Lapssi i gelltit me ze tani.
    Ik tek mamai Kajsi zerdelia./

  3. YMER GELBAZA KELLIRES NUK KA FEMER NE PLANET E CILA I OFROHET SE YMERIIT I MBAN GOJA ERE SI EDHE ME KEQ SE BYTHA E SALI BERISHES DHE EDI RAMES,PRANDAJ DO TE NGORDHI DUKE MASTURBUAR SI NJE I MJERUAR DHE POSHTERUAR thotë:

    YMER GELBAZA KELLIRA JA FUT KARIN NE BYTH FRROK CUPIT,KURSE ZENI I BABIT PO PERGADITET TE MARTOHET ME ARMINA MEVLANIN ,

  4. Irfan budalli thuaj. Pse do tja harronte shoku Rama ate qe i beri shokut Beso te Tajvanit, qe i publikoi arrestimin e te vellait me nje ton droge???

  5. E mor Kajsi. Ti po na nzerr pak a shume fajtore si median si qeverine per kete gjendje skandaloze
    te
    medias ne Shqiperi. Une median nuk e quaj aspak fajtore, ose fajtore ne planin moral, kurse
    fajtori i vertete eshte qevera qe i ka perdor mediat, i ka kthyer ato ne instrumente te propogandes
    e mashtrimit te publikut. Kushdo qe ka pare resortin e Irfanit ne Golem , gjithe ate siperfaqe toke
    te zene, gjithe ate godine madheshtore e luksoze, me ato pishina e parqe lodrash, me ato shkembij
    betoni te shemtuar si sinor te prones se tij edhe ne det, ka ndjere nje revolte se brendeshmi, ka
    ndjere pabarazine e thelle te zbatimit te ligjit , ka ndjere pafuqine e tij perballe ketij realiteti
    shtypes per njerzit e ndershem dhe pa lidhje me pushtetin e rilindjes. Por a eshte faji i Irfanit e
    irfaneve te tjere mediatik qe per sherbimin propogandistik qe i bejne pushtetit ne dem te
    interesit publik perfitojne pasuri, prona e favore qe njerzit e zakonshem nuk i shohin as ne enderr?
    Sigurisht ai eshte fajtor, sa ceshte fajtor nje vrases, nje trafikant, apo nje tutor femrash qe
    pranon oferten e rilindjes per tu bere depudet e per te marre poste te larta ne administraten
    shteterore duke e ditur se nuk eshte i denje per poste te tilla qe nenkuptojne te pakten
    formalisht e ligjerisht je pasterti morale.
    Sado fuqi mediatike, financiare apo edhe banditeske po te kishte pasur Irfani, pa shkeljen e syrit
    te qeverise nuk mund te kishte zaptuar e investuar ne gjithe ate prone publike. Eshte rilindja
    qe i ka dhene lejen me kusht, ne me sherbesh mua e gezofsh pronen publike dhe diten qe ben
    vickla une te tund mbi vithe kerbacin e ligjit.
    Problemi ketu eshte me i thelle se keqperdorimi i medias. Problemi ketu eshte se ai qe ka pushtetin
    e trajton shtetin, median, drejtesine, pronen publike, te drejtat e qytetareve si nje prone private ne
    sherbim te interesave personale te mbajtesit te pushtetit. Pushtetaret tane qe jane sjelle shume
    me keq dhe i kane sjelle deme shume me te medha Shqiperise se cdo pushtues i huaj qe ka kaluar
    ne Shqiperi. Te gjithe pushtuesit kane synuar dhe kane marre nga Shqiperia gjera te riperserishme
    pasuri , sherbime ushtarake etj, pra kane marre nga trupi i Shqiperise mish i cili me kalimin e kohes
    edhe nepermjet vuajtjeve eshte riperterise . Kurse keta tonet kerkojne ti bluajne edhe kocken,
    dhe ta bejne Shqiperine te parigjenerueshme. Komunizmi kerkonte te ndryshonte thelbin e shqiptarit
    te krijonte njeriun e ri, dembel, hipokrit, te pafe e besim, servil, spiun e te bindur ndaj pushtetit
    ndersa rilindja shkon edhe me tej, kerkon ta shpopulloje nga rinia dhe ta zevendesoje me punetore
    afro-aziatike me qellim qe Shqiperia te jete jo shtepia e perbashket e shqipetareve por nje
    ndermarrje private me vetem nje aksioner Rilindjen.

    1. Or taj 08.15.Faneja e ka ndertue komplleksin n vitin 1996,ateher kur toka e xanun edhe sudja me xhaferrin ishin mrekulli e shqipris demokratike , ta them un tye .U shkaterruan krejt fabrikat ,uzinat ,toka bujqesore edhe u zevendesua me terapin e shokut edhe qekun e bardh.

      1. Vdekshin idiotët, parrazitët, patronazhistët dhe neokomunistët! thotë:

        O rrotë kari, në 96 ti ishe në fshat, zgjerimi i kompleksit është bërë pas 2013

        1. Or gamor 11.08 ,nuk kupto gjo ti nga kto muhabete qyteti ene deti se athere ishe tuj rujt dhite ene gamort e katunit.

    2. Je shume i/e sakte.
      Analiza e bere nga Kajsiu mbetet e percipte dhe nuk kap thelbin e problemit.
      Fatkeqesisht pjesa me e madhe e analisteve, ose nga paaftesia, ose nga mungesa e deshires apo auto-censura, nuk analizojne thelbin, por vetem shfaqjen e tij

    3. Rilindja me pronar ramen.

      Sakte dhe qarte. Probemi qendron se rama eshte super i dobet ja mendo ta ktheje kimetja pllaken per sa kohe e le pushtetin Rama???

  6. Ça thote Medelini o profesor . Sheh ndonje ndryshim Medelin-Tirane ?

    Te beshe profesorin do te thote te mbeshtetesh tek shkenca , te beshe analistin do te thote te thuash te verteten dhe vetem te verteten e mbeshtetur mbi fakte dhe analiza . Ju profesor , thate vetem gjysem te verteta pa permbendur shkaktarin e vertete te kesaj zallamahie qe ka mbi nente vite qe mbizoteron ne kete vend . Kush ja dha reren Hysenbelliut dhe ne çligj u mbeshtet ? Kush lejoi qe ndertesa te kalonte disa fish lartesine e pishave ? Nese nuk ka paguar taksat , kush e lejoje? Pse nuk u fol per pishinat pa leje kur i gjati drekonte e darkonte per shtate pale qejfe ? Kush ja skicoi ishullin ? Po shtesat ne mes te tiranes kush i lejoje ? Fajtori dhe strumbullari i te gjithave eshte i gjati ine por ju nuk e thoni o i nderuar profesor . I gjati ine i krijon vete “fatkeqesite” dhe ne fund na del edhe shpetimtar . Ketu ka nje dhe vetem nje fajtor , dhe ai eshte i gjati ine .

    Me qe ra fjala , sheh ndonje ndryshim Medelin-Tirane ?

    1. Mr Kajsiu une i lexoj analizat tuaja dhe kam vene re se ato jane as mish as peshk. Ndoshta ky eshte qellimi juaj, por me duket se edhe ju pavarsisht se jetoni larg nuk keni b… ti thoni gjerat sic jane. Ne Shqiperi intelekuale u thone njerezvet qe kane mbaruar nje shkolle te larte ( tani i quajne ata me master) Edhe ju jeni nje prej tyre mundoheni te corodisni mendjet e njerezvet me analizat tuaja kur edhe me te pambrojtshmen mundoheni ta cfajesoni( qeverine ne kete rast) Jetoni jashte, shihni intelectualt neper bote nuk i lepihen pushtetit por flasin e punojne per interesin public, beni te njejten gje qe neser mos i u quajne vetem te shkolluar por INTELEKTUAL

  7. Per te kuptuar kush eshte fajtori shiko se ç’ndodhi te resorti ne golem dhe shiko se ç’ndodhi dje tek salillari ne mes te tiranes . Ne golem u prish edhe pse kishte 7 vjet e ndertuar me lejen e vete palloshit ndersa ne tirane u hodh beton edhe pse gjoja ajo eshte e sekuestruar . Doni sfide me te madhe se kjo ? Me pak fjale palloshi po i thote shqiptareve : une bej ça me do menderja dhe nuk e rruaj per ju o pleh popull . Ndersa ti del e na thua se eshte edhe mish por edhe peshk . Pale edhe na beni si analista , funderrina qe nuk late bythe pa lepire . Nese nuk flet ti kush do flas o Kajsiu .Mire keta nalista kurva qe lepihen se perfitojne nga palloshi , ti nuk fiton asgje se je mijera kilomtra larg, por te patkten thuaj te verteten. Nese nuk flet ti dhe gjithe njerezit e mençur athere kush do flas ? Populli, qe ka barkun bosh ? Parimi i nje analisti nuk eshte lepirja por te qenit kundershtar te pushtetit , sidomos ketij pushteti superhajdut e qe nese i jep edhe 1000 negativite me shume prap nuk gabon.
    Analist qe nuk dine shqipen , qe lepihen dhe dridhen sa andej kendej me keq se kurvat kemi ketu me tonelata dhe nuk na duhesh edhe ti .
    Te qenit analist do te thote te jesh opozitar i perjetshem , do te thote se duhet te thush gjithmon te verteten .
    Thuaj te verteten dhe nuk ke nevoje ta mbash mend , kjo eshte filozofia e nje analisti te ndershem .

    PS
    Te kerkoj falje per fjalorin . Por kur shoh qe edhe njerezit me te ditur dhe te mire te ketij vendi heshtin ose me keq akoma thone gjysem te verteta , ligeshtohem sepse e kuptoj qe ky vend edhe per shume kohe te tjera do lengoj .

  8. YMER GELBAZA KELLIRA JA FUT KARIN NE BYTH FRROK CUPIT IDAJET BYTYQIRIT SPARTAK BRAHOS DHE ALEXANDER VUCIC

  9. Kanali mediatik ERT në Greqi, nënvijëzon mbështetjen që Mitsotakis ka shprehur për integrimin e vendit tonë në BE, sepse sipas tij, negociatat do krijojnë mundësinë që të diskutohet për shumë çështje me Shqipërinë në çdo kapitull që hapet.

  10. NQS Qeveria ne Janar, jashte sezonit, i jipte lajmerim te zbraste hotelin dhe bente aksionin NUK QE PROBLEM.
    Po kjo urdheroi Sulltan Rama te vene Eskavatoret e Blinduar se i prishi qejfin Irfani. Prandaj kjo qe politike. Artikulli zgjatet te sqaroj dicka qe e dine te gjithe.

  11. Mos u rrotullo kot o Kajsi! A i jep dot pergjigje faktit se pse shiten per dy lek mediat te pushteti? Besoj se kjo ka ndodhur ne vite. Po nuk i “bleu” qeveria, i blen biznesi. Per mua pergjigjen e gjen prape te qeveria.(qeverite, po deshe). Sepse ketu te ne nuk ka treg, nuk ka treg per asgje. Jemi vetem nje lagje e vogel. Pastaj po fole per kete kryeminister, ky ishte i pari qe si kryetar bashkie perdori lejet e pallateve per te blere shtypin. Dhe kjo pune vazhdon po njelloj. Ti ne ate kohe jetoje ketu, nuk besoj se ke harruar. Kemi te bejme me mekatin e pare, te fillimit, te themi. Vesi del me shpirtin. Nuk po mbroj Hysenbelliun, por ky tjetri, qe eshte kryeminister, blen direkt me paret e mija. Edhe Hysenbelliu do te thote dikush. Po mor po por paret e tij, megjthese vijne prej meje, prape nuk jane te mijat. Prandaj ne kemi per detyre te kontrollojme ne rradhe te pare llogaritarin e pareve tona, pastaj shitesin ku shpenzojme rrogen qe marrim.

  12. Dosja e Berishës është shkruar fletë- fletë dhe orë pas ore. Sa ka kryer një krim Berisha- aty në fletë është shkruar. Ky ka kryer krime pa fund, jo vetëm për dosje, por shpirtrat e të vrarëve prej tij i dalin natën e nuk e lënë të vërë gjumë më sy…. Sa herë ka spiunuar Berisha, spiunuar në dëm të Amerikës dhe vendit të vet, aq fletë janë shtuar në dosje. Sa herë ka tentuar të lidhet me vendet dhe agjencitë e vendeve armike ndaj Amerikës, aty është shtuar fleta. Berisha e nisi në Arabinë Saudite, Bahrein dhe Malajzi…, dhe e përfundoi me Rusi e Iran.

  13. ANDI BUSHATI E TALL KEQ ZAGARIN YMER GELBAZA KELLIREN-YMER MOS SHKRUEJ KETU TE LAPSI.al thotë:

    YMER IK FUTJA KARIN NE BYTH FRROK CUPIT DRITAN HALE-s EDI RAMES DHE ALEXANDER VUCIC

  14. të gjithë ata politikanë, që do ta marrin mundimin sot të vizitojnë banesën e Azem Hajdarit, taksirat e kanë të ngjiten edhe nja 70-80 metra më lartë, ku ndodhet banesa e Kosta Trebickës.

    Deshmitari kyç i skandalit të Gërdecit, njeriu që denoncoi korrupsionin qeveritar. Që tregoi lidhjen kriminale të qeverisë Berisha, familjes së tij, institucioneve shtetërore dhe një grupi biznesmenësh klientë të preferuar.

  15. Bravo per shkrimin Kajsiu,

    Trecereku i komentuesve ketu larte, ata qe do vijne me poshte, shto ketu dhe Lapsin, e shohin realitetin pas syzeve te militantizmit.

    Shume i vyer kendveshtrimi yt,i pavarur

    Bravo dhe “atij”, tek lapsi, qe te publikon

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *