• |
ide | kryesore

Erdogan gati të ndërmjetësojë për dialogun me Serbinë, Kurti e refuzon

-Instant, Arkiva, Kryesore



Albin Kurti ka refuzuar në mënyrë të kujdesshme dhe me doreza propozimin e presidentit turk Erdogan që vendi i tij të shërbente si ndërmjetës në dialogun mes Prishtinës dhe Beogradit. Pasi ka marrë një peshë të shtuar ndërkombëtare sidomos pas negocimeve mes Moskës dhe Kievit per të liruar eksportimin e drithrave ukrainase nga vendi, Erdogan shfrytëzoi turneun e vet Ballkanik për të propozuar: “Ne gjithmonë kemi mbështetur dhe përkrahur sinqerisht zgjidhjen e problemeve përmes dialogut. Kurdo që kërkohet ndihma jonë, ne do japim kontributin e nevojshëm me të gjitha burimet tona, me një mirëkuptim konstruktiv dhe të paanshëm.”, theksoi Erdogan pas takimit me Vuçiçin në Beograd.

Por Albin Kurti, me një gjuhë të matur, e ka refuzuar “ndihmën” turke, duke thënë se dialogu zhvillohet në Bruksel ndonëse ai shtoi se “ndihma e miqve është e mirëseardhur”, dhe se “Turqia është një aleate e Kosovës”.

“Ata i kanë agjendat e tyre dhe ne Turqinë e kemi shtet mik dhe aleat. Turqia është shtet shumë i fuqishëm në NATO, por dialogu që zhvillohet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë,  me ndërmjetësimin e Brukselit dhe ndihmohet nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Nesër do të vijnë përfaqësuesit specialë nga Berlini dhe Parisi që do ta shoqërojnë ndërmjetësin Lajçak, por natyrisht që ndihma e të gjitha shteteve tona mike është e mirëseardhur”, deklaroi Kurti nga Podujeva.
ndonëse presidenti turk ka disa ditë që po qëndron në Ballkanin Perëndimor, ai e shmangu Prishtinën nga axhenda duke vizituar vetëm Bosnjën, Serbinë, e Kroacinë.

Gajtë vizitës në Serbi, e ku u takua me homologun e tij serb, Aleksandar Vuçiq, Erdogan theksoi se Turqia është e gatshme që në mënyrë konstruktive dhe të paanshme, të ndërmjetësojë mes Kosovës e Serbisë kurdo që i kërkohet Turqisë.

Në deklaratën e tij, Erdogan e përshëndeti marrëveshjen për letërnjoftimet mes dy vendeve, duke uruar të arrihen marrëveshje edhe në çështjet e tjera problematike mes Serbisë e Kosovës. Refuzimi nga Kurti i rolit negociues të Erdoganit dhe shmangja prej këtij të fundit e Kosovës në turneun Ballkaniknkanë ringritur pikpyetjen e një ftohje mes Ankarasë dhe Prishtinës. Zëdhënësi i kësaj qasjeje është bërë shkrimtari dhe profesori universitar Milazim Krasniqi. “Pyetja që shtrohet është kjo: a e ka diplomacia dhe politika jonë të qartë rëndësinë e Turqisë a nuk e ka, a punon për ta ruajtur e forcuar partnerietein strategjik me Turqinë, apo i ka lënë raportet të rrjedhin më ramje të lirë- teposhtë, si një luftë donkishoteske e kësaj qeverie kundër trashëgimisë së ish presidentit Hashim Thaçi, i cili ato raporte i pati ngritur në një nivel bukur të lartë. Kam frikë se në pikën e ramjes së lirë të raporteve jemi”, ka shkruar Krasniqi.

Albin Kurti nuk e ka vizituar ende Turqinë, ndonëse ka më shumë se një vit e gjysmë që është në pushtet, por ai u mundua ta minimizojë aludimin se presidenti turk e ka shmangur qëllimisht Kosovën nga turneu i vet.

I pyetur nga gazetarët Kurti u përgjigj se vizita e presidentit të Turqisë lidhet më shumë me Bosnjën. “Përshtypja ime është që kjo vizitë ka pasur të bëjë më shumë me Bosnjën, sepse e konsiderojnë si një vend shumë më të rrezikuar se Kosova. Sepse Serbia dhe Kroacia kanë ndikime të fuqishme në Bosnjë dhe vizita në Ballkan kësaj radhe e presidentit turk lidhet me Bosnjën”, tha Kurti.

©Lapsi.al



14 Comments

  1. Albin Kurti eshte mjaft intelegjent qe ta kuptoj se sulltani nuk eshte njeri i duhur per marrveshje me serbin.!

    1. KY OSHT NJI KAR JO NJI INTELIGJENT. BRUKSEL LESHI KA PAS KOHE 20 VJET TE ZGJIDH KTE CESHTJE DHE SE KA BO. EDHE PO U ZGJIDH ZGJIDHJA DO JETE NE KURRIZ TE KOSOVES O ALBIN SOROISTI.

    2. Turqi= Serbi, keshtu. Kane që për më shume se 500 vite për kombin Shqiptare. Sote Serbine e kemi Kunder shtare balle për balle. Por siqe Ka thëne Qorqilli armikun e ke pase shpine. Dhe sote armiku i Kombit Shqiptare ështe islamizim dhe Tuqija. Kët duhet ta dine çdo budalla.

    3. Kjo teoria e 500 vitesh sundim turk, eshte nje manipulim dashakeq sepse ne si komb shqiptar, kemi mbi 3.000 vite ekzistence, nga kush jemi sunduar, ne 2.500 vitet e tjera, pse nuk e thoni, o antishqiptare?! Trojet tona shtriheshin nga bregdeti Dalmat deri ne Preveze, kush i grabiti ato?! Pse arbereshet e krishtere, u sllavizuan dhe u greqizuan, duke humbur identitetin kombetar?! A ishte Perandoria Osmane/Turqia dhe feja Islame, faktori i vetem, qe ne sot, te kemi nje pellembe toke, qe quhet Shqiperi?! Pse u copetuan trojet tona, nga fqinjet dhe fuqite e medha = miqte tane, pas humbjes se Perandorise Osmane, ne Luften Ballkanike?! Ju me dhune, force e para, mund te fshehni, te manipulloni, te tjetersoni historine, por, diellin se mbulloni dot me shoshe. Problemi juaj, per fatin tuaj te keq, nuk eshte Turqia por eshte FEJA ISLAME. Sa i perket A. KURTI-t dhe REP. KOSOVE-s, per fatin tone te keq, si mbrojtes i interesave te tyre, shfaqet Evropi/Kurva e Motit, qe cakton nje antishqiptar, Lajcakun,, “arbiter dhe mbrojtes te interesave te Kosoves”, KAQ!

    4. Inceneratoret Inceneratoret Inceneratoret Inceneratoret Inceneratoret Inceneratoret Inceneratoret Inceneratoret Inceneratoret Inceneratoret Inceneratoret Inceneratoret Inceneratoret Inceneratoret Inceneratoret Inceneratoret Inceneratoret Inceneratoret Inceneratoret Inceneratoret Inceneratoret Inceneratoret Inceneratoret Inceneratoret Inceneratoret Inceneratoret Inceneratoret Inceneratoret Inceneratoret Inceneratoret Inceneratoret Inceneratoret Inceneratoret Inceneratoret Inceneratoret Inceneratoret Inceneratoret Inceneratoret Inceneratoret Inceneratoret Inceneratoret Inceneratoret Inceneratoret Inceneratoret Inceneratoret Inceneratoret Inceneratoret Inceneratoret Inceneratoret Inceneratoret Inceneratoret Inceneratoret Inceneratoret Inceneratoret Inceneratoret Inceneratoret Inceneratoret Inceneratoret Inceneratoret Inceneratoret Inceneratoret Inceneratoret Inceneratoret Inceneratoret Inceneratoret Inceneratoret Inceneratoret Inceneratoret Inceneratoret Inceneratoret Inceneratoret Inceneratoret Inceneratoret Inceneratoret Inceneratoret Inceneratoret Inceneratoret Inceneratoret Inceneratoret Inceneratoret Inceneratoret Inceneratoret Inceneratoret Inceneratoret Inceneratoret Inceneratoret Inceneratoret Inceneratoret Inceneratoret Inceneratoret Inceneratoret Inceneratoret Inceneratoret Inceneratoret Inceneratoret Inceneratoret Inceneratoret Inceneratoret Inceneratoret Inceneratoret Inceneratoret Inceneratoret Inceneratoret Inceneratoret Inceneratoret Inceneratoret Inceneratoret Inceneratoret Inceneratoret Inceneratoret Inceneratoret Inceneratoret Inceneratoret Inceneratoret Inceneratoret Inceneratoret Inceneratoret Inceneratoret Inceneratoret Inceneratoret Inceneratoret Inceneratoret Inceneratoret Inceneratoret Inceneratoret Inceneratoret Inceneratoret Inceneratoret Inceneratoret Inceneratoret Inceneratoret Inceneratoret Inceneratoret Inceneratoret Inceneratoret Inceneratoret Inceneratoret Inceneratoret Inceneratoret Inceneratoret Inceneratoret Inceneratoret Inceneratoret Inceneratoret Inceneratoret Inceneratoret Inceneratoret Inceneratoret Inceneratoret Inceneratoret Inceneratoret Inceneratoret Inceneratoret Inceneratoret Inceneratoret Inceneratoret Inceneratoret Inceneratoret Inceneratoret Inceneratoret Inceneratoret Inceneratoret Inceneratoret Inceneratoret Inceneratoret Inceneratoret Inceneratoret Inceneratoret Inceneratoret Inceneratoret Inceneratoret Inceneratoret Inceneratoret Inceneratoret Inceneratoret Inceneratoret Inceneratoret Inceneratoret Inceneratoret Inceneratoret Inceneratoret Inceneratoret Inceneratoret Inceneratoret Inceneratoret Inceneratoret Inceneratoret Inceneratoret Inceneratoret Inceneratoret Inceneratoret Inceneratoret

  2. O agim leshi karin hiqe prej gojes, nese ka mete puna e Kosoves te sulltani vaj halli per kete popull, Si duket koke pjelle hajnav qe po pjerdhin ne hage, dhe nuk eshte qudi tek fjalori yt prej ni rrugaqi…!

  3. Te lumte Albin Kurti! Shume mamie ne lindje e nxjerrin foshnjen sakat, per me teper nje Erdogan delirant qe mendon se vendos paqen kudo, ne nje kohe qe burgjet e Turqise i mbush me intelektuale e demokrate.

  4. Erdogani, si “mik” i shqiptarëve do duhej që Kosovën ta fuste në “pakon” e Finlandës dhe Suedisë për pranim në NATO.
    Pasi nuk ka fare të bëj me miqësi, sepse Turqia është mike dhe stërmike me Sebinë, aty ku investon me miliarda $; në anën tjetër, në Shqipëri dhe Kosovë mundohet të marri qyl asetet shqiptare ( kuptohet, përmes shantazheve që i bëri Edimutit dhe Hashimutit).
    Ky mut-pra Erdomgani – don, dhe i arriti t’i bëj me të drejta kushtetuese një grusht “turqish” në Kosovë, gjerse në Turqi ka me miliona qytetarë me prejardhje shqiptare, që u mohohet e drejta e tyre të deklarohen si shqiptarë!!!!
    Jemi populli më i përvuajtur dhe më i persekutuar nga ana e Perandprisë Osmane , alias Turkomutisë.

  5. Kanali mediatik ERT në Greqi, nënvijëzon mbështetjen që Mitsotakis ka shprehur për integrimin e vendit tonë në BE, sepse sipas tij, negociatat do krijojnë mundësinë që të diskutohet për shumë çështje me Shqipërinë në çdo kapitull që hapet.

  6. Kjo teoria e 500 vitesh sundim turk, eshte nje manipulim dashakeq sepse ne si komb shqiptar, kemi mbi 3.000 vite ekzistence, nga kush jemi sunduar, ne 2.500 vitet e tjera, pse nuk e thoni, o antishqiptare?! Trojet tona shtriheshin nga bregdeti Dalmat deri ne Preveze, kush i grabiti ato?! Pse arbereshet e krishtere, u sllavizuan dhe u greqizuan, duke humbur identitetin kombetar?! A ishte Perandoria Osmane/Turqia dhe feja Islame, faktori i vetem, qe ne sot, te kemi nje pellembe toke, qe quhet Shqiperi?! Pse u copetuan trojet tona, nga fqinjet dhe fuqite e medha = miqte tane, pas humbjes se Perandorise Osmane, ne Luften Ballkanike?! Ju me dhune, force e para, mund te fshehni, te manipulloni, te tjetersoni historine, por, diellin se mbulloni dot me shoshe. Problemi juaj, per fatin tuaj te keq, nuk eshte Turqia por eshte FEJA ISLAME. Sa i perket A. KURTI-t dhe REP. KOSOVE-s, per fatin tone te keq, si mbrojtes i interesave te tyre, shfaqet Evropi/Kurva e Motit, qe cakton nje antishqiptar, Lajcakun,, “arbiter dhe mbrojtes te interesave te Kosoves”, KAQ!

  7. Ky nuk eshte manipulim o patriot, ka sundu nga wiena deri ne teheran, ndersa ne na paska shpetu nga asimilimi…? Se ki lidhje shpirterore me trqin eshte prob i yti por nje gje e di se turku veq te keqia na solli, sa per dijeni tanen shqipetaret e peshterit musliman humben identitetin kombetar. Te thush se tuqia na paska mbrojt nga shkomtarizimi eshte padituri tatale, Nese njef pak historin zotri…? pse ne shqiptaret fituan pavaresin te fundit ne ballkan nga turqia.!? Dhe krejt ne fund po citon fjalet e Dom Lush Gjergjit: po mos te ishte ndima e ministrit, Ernest Koliqit, nuk dithet fati i shqiptarve si do te quheshin, ndoshta po kupton…?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *