• |
ide | kryesore

Kontrabanduan 25 mijë litra naftë me anije, gjykata e Durrësit jep vendimin për 2 vëllezërit

Arkiva



Gjykata e Durresi ka marrë këtë të shtunë vendimin për dy të shoqëruarit Roland Canin dhe Shpëtim Canin të cilët kishin kaluar një sasi nafte kontrabandë nëpërmjet peshkarexhës ku punonin, dënimi i tyre është me 20 ditë burg. Kapja e sasisë së naftës u bë e mundur nga aksioni i strukturës doganore Antikontrabanda Detare në bashkëpunim me policinë kufitare në Durrës, të cilët bllokuar tre ditë më parë një peshkarexhë me 25 mijë litra naftë kontrabandë.

Gjatë intensifikimit të kontrolleve në anijen ‘Leon’, u vu re se në depot e brendshme të karburantit të saj kishte edhe një sasi prej rreth 50.000 litrash naftë kontrabandë. Sipas burimeve policore, peshkarexha vinte nga vendet e Lindjes, ndërsa nafta ishte planifikuar për t’u hedhur në tregun e brendshëm. Peshkatorja është ankoruar në ish-peshkimin e vjetër ku po i nënshtrohet kontrollit, pranë terminalit të trageteve.

Në korrik të këtij viti, policia sekuestroi 80 mijë litra karburant të futur kontrabandë përmes një peshkarexhe në port. Anti-kontrabanda detare po vijon kontrollet intensive, duke u fokusuar tek mjetet lundruese.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *