• |
ide | kryesore

Mijëra euro dëm/ Shqiptari përplaset me 4 makina të parkuara

-Instant, Lajme, Të fundit
FERRARI



Një makinë luksioze Ferrari u dëmtua pasi u përplas me katër makina të parkuara në Romë. Nga përplasja është shkatërruar pjesa e përparme e majtë e makinës. Aksidenti ka ndodhur para syve të habitur të kalimtarëve, të cilët janë ndalur për të admiruar makinën e shtrenjtë. Mësohet se makina drejtohej nga një 34-vjeçar me kombësi shqiptare, dhe për arsye të panjohura humbi kontrollin e makinës duke goditur katër makina të parkuara.

Në vendngjarje ndodhen agjentë të policisë lokale të kryeqytetit Roma të Grupit II Sapienza, të cilët kanë kryer kontrollet e nevojshme dhe po hetojnë për zbardhjen e rastit. Fatmirësisht nuk ka të lënduar.



1 Comment

  1. Aksidente ndodhin kudo dhe per cfsre ja zini ne goje kombesine dhe demet o gazetar rrobqir? Rrobqira tradhetar

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *