• |
ide | kryesore

Policia arreston 36 vjeçari, kapet me lëndë narkotike dhe armë

Arkiva, Lajme, Të fundit



Policia e Fierit ka arrestuar një 36-vjeçar për shitje të lëndëve narkotike dhe armëmbajtje pa leje. Blutë njoftojnë se kanë vënë në pranga Edison Kastratin, pas kontrolleve të kryera nga policia e Fierit në vende ku dyshohet se mbahen sende të kundraligjshme.

Si rezultat i kontrollit të imtësishëm, shërbimet e policisë gjetën në banesën e 36-vjeçarit: një armë zjarri pistoletë, municion luftarak dhe disa doza me lëndë të dyshuar narkotike cannabis sativa, të gatshme për shitje, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *