• |
ide | kryesore

Video/ Handanovic pret, Brozovic befason Torinon në minutën e 89′: Inter ngrihet pas humbjeve, duke vuajtur

-Instant, Sport, Video



Pas disfatës në derbi dhe humbjes me Bayern Mynih në Champions League, Interi ngre kokën dhe rikthehet të fitojë në fund të një ndeshje të vështirë dhe të vuajtur. Në javën e gjashtë të Serie A, skuadra e Inzaghit mundi në minutën e fundit Torinon me rezultatin 1-0 dhe arriti në kuotën e 12 pikëve. Në San Siro, në pjesën e parë, granatat i morën frymën manovrës zikaltër dhe luajtën me më shumë thellësi, duke e detyruar Handanovic të bënte një ndërhyrje vendimtare ndaj Vlasic. Në pjesën e dytë, numri një i zikaltërve vazhdoi të mbajë ekipin e tij në lojë me pritjet e rëndësishme, ndërsa në fund Brozovic (89′) vendosi ndeshjen me një prekje në zonë pas asistit perfekt të Barella.

Zgjatja ekstreme e Brozos në perëndimin e ndeshjes i dhuroi Interit tre pikë që dukeshin të pashpresuara, të arritura me forcën e dëshpërimit dhe jo me qartësinë dhe idetë e skuadrës, kundër një Toro që në pjesën më të madhe të takimit kishte bërë një figurë shumë më të mirë se zikaltrit. Nëse Inzaghi mundi të përfitonte nga ky shpërthim nervash dhe zemre në fund të ndeshjes, ia ka borxh mbi të gjitha kapitenit të rikuperuar, Handanovic, i cili u rikthye në vendin e tij mes shtyllave, i impenjuar kryesisht në pjesën e dytë për t’iu kundërvënë ofensivës së pandaleshme granata. Megjithatë, problemet për Inzaghin vazhdojnë të digjen poshtë hirit, edhe pse kjo fitore është si ujë në shkretëtirë: jep jetë të re për skuadrën në një pikë të rëndësishme të sezonit. Torino largohet nga San Siro me një keqardhje: po të kishin guxuar më shumë në kohën e duhur, rezultati do të ishte shumë ndryshe.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *