• |
ide | kryesore

Video/ Mbappé si pronar i PSG. Hakimi i kërkon ndjesë për një pasim, francezi i kthehet: “Nuk mjafton të të vijë keq”

-Instant, Sport, Video



Kohët e fundit është folur shumë për sjelljen e Kylian Mbappe ndaj shokëve të tij të skuadrës. Disa javë më parë, për shembull, ai dhe Neymar përfunduan në faqet e para të gazetave për grindjen e tyre për një penallti. Po në të njëjtën periudhë, gjatë ndeshjes së Ligue 1 kundër Montpellier, 23-vjeçari e ofendoi dukshëm Vitinha dhe refuzoi të merrte pjesë në një kundërsulm të PSG-së për shkak se nuk kishte marrë pasimin nga shoku i tij i skuadrës. Në atë ndeshje, francezi i dha edhe një shtytje të qëllimshme Messit. Argjentinasi pasi ndjeu goditjen u fiksua nga kamerat ndërsa e shikonte me habi.

Megjithatë, këto nuk janë episodet e vetme që hedhin hije mbi lidershipin dhe sjelljen e Mbappé. Në fakt, është shfaqur një video ku shihet kampioni i botës dhe shoku i tij i skuadrës Achraf Hakimi duke folur në tunel për një gabim të bërë nga ish-lojtari i Inter. Mbrojtësi i djathtë i kërkon falje francezit, por Mbappé nuk e pranon ndjesën e tij.

Klipi, i Prime Video, me shumë gjasa daton në sezonin e kaluar. Mbappé dhe Hakimi janë në tunel në pritje për t’u rikthyer në fushë pas pjesës së parë në një ndeshje. Francezi, duke u kthyer nga shoku i tij, i thotë: “Të betohem, shiko videon”. Kylian i referohet një pasimi të keq nga marokeni gjatë një kombinimi në pjesën e parë. Hakimi nuk insiston, i zgjat dorën shokut i kërkon falje: “Nëse është kështu, më vjen keq”. Kampioni i Botës pranon shtrëngimin e duarve, por jo ndjesën, duke i thënë mbrojtësit të krahut: “Nuk mjafton të të vijë keq, më jep një pasim të bukur”.

Nerva të tensionuara në një dhomë zhveshjeje plot yje. Ka shumë episode dhe Mbappé nuk është gjithmonë protagonist i debateve. Trajneri i ri Christophe Galtier duhet të përpiqet të bëjë bashkë shumë emra të mëdhenj për të krijuar një ekip koheziv. Një mision me të cilin janë përplasur edhe paraardhësit e tij, jo gjithmonë me sukses.



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *