• |
ide | kryesore

Video/ Zbulohet fjalimi që solli përmbysjen e bujshme të Manchester City: kështu Guardiola fitoi titullin kampion

-Instant, F1, Sport, Video



Manchester City-Aston Villa, që përfundoi 3-2 sezonin e kaluar, ishte ndeshja që vendosi fatin e sprintit me Liverpool për titullin kampion në Premier League. Citizens, zot të fatit të tyre, në rast fitoreje do të garantonin triumfin e katërt në 5 vitet e fundit, por sfida fshehu gracka të mëdha me Villans që shkuan në pushim në avantazh dhe më pas do të dyfishonin 15′ nga fundi, para një përmbysje historike të vendasve me Gundogan dhe Rodrigon. Një video e prodhuar nga televizioni zyrtar i klubit tregon se çfarë ndodhi në dhomën e zhveshjes në pjesën e parë të asaj ndeshje dhe se si Guardiola arriti të prekte telat e duhur në psikologjinë e lojtarëve.

Trajneri katalanas nuk i fajësoi lojtarët e tij. Nuk ishte as i zemëruar dhe as i zhgënjyer. Në fjalën e tij ai thotë gjithashtu se “është e pamundur të mendojmë për pasojat nëse nuk fitojmë”, por një moment më vonë shton se “duhet të qëndrojmë pozitivë deri në fund: do ta kemi momentin në të cilin mund të shënojmë golin që na duhet”. Pep u fokusua kryesisht në aspektet mendore të asaj ndeshje: “E di që jeni nën presion sepse rezultati është në dyshim, madje në rrezik. Është normale, por nuk do të kishim arritur në këtë pikë nëse nuk do të ishim më të mirët. E di që në fushë keni cilësinë që ju nevojitet për të fituar këtë ndeshje. Duhet ta përballojmë lojën në një mënyrë pozitive, njerëzit kërkojnë cilësi dhe ju keni mjaftueshëm”. Ka edhe disa udhëzime taktike se ku duhet shërbyer topi i duhur, si duhet bërë, por janë vetëm pak disa sekonda. Videoja përfundon me një duartrokitje brohoritëse, Pep fillon të rrahë duart dhe të gjithë lojtarët e tij e ndjekin.

FJALIMI I PEP



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *