• |
ide | kryesore

11 shtatori/ Biden: Ata nuk e trembin më dot Amerikën

Arkiva, Lajme, Të fundit



“U deshën 10 vjet për të vrarë Osama Bin Ladenin, por ne e bëmë. Këtë verë ne vramë Al Zaëahirin. Ai nuk do ta trembë më Amerikën.”

Kështu deklaroi presidenti amerikan Joe Biden gjatë një vizite në Pentagon, për përkujtimin e sulmeve të 11 shtatorit.

“Ne do të vazhdojmë të monitorojmë aktivitetet terroriste, nuk do të ndalemi dhe nuk do të hezitojmë të mbrojmë popullin amerikan”, – shtoi ai.

Duke folur në Pentagon, Biden kujtoi se më 11 shtator 2001, ai ishte senator dhe pa tym që dilte nga selia ushtarake. Ai më pas premtoi se Shtetet e Bashkuara do të vazhdojnë të punojnë për të çrrënjosur komplotet terroriste dhe u bëri thirrje amerikanëve që të ngrihen për demokracinë.

“Ne kemi detyrimin, detyrën, përgjegjësinë për të mbrojtur, ruajtur dhe mbrojtur demokracinë tonë, të njëjtën demokraci që garanton të drejtën e lirisë që terroristët e 11 shtatorit u përpoqën ta varrosnin në zjarrin e ndezur, në tym dhe hi” – tha ai. ©LAPSI.al



2 Comments

  1. Osama eshte pare tek plazhet e Miami Beach. Kishte vesh breke tracerekshe, me lule. 😀

    Akoma besoni e njerez, qe njeriu ka shkelur ne Hene?! 😀

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *