• |
ide | kryesore

“Edhe Mourinho humbi 4-0 në Bullgari”: Vukicevic justifikohet, por ekipi i tij është në zonën e rënies

-Instant, Sport



“Është ndeshja e tretë radhazi që ndodh që mundemi me rezultat minimal. Ndodhi si në takimet e tjera dhe është e pashpjegueshme deri diku”. Vukicevic, tekniku i Lacit, mundohet të analizojë dhe të shpjegojë humbjen e tretë radhazi në kampionat, të dytën brende mureve të shtëpisë dhe të dytën kundër skuadrave të vogla. 0-1 e pësuar nga Bylis e ka vënë në pozitë të vështirë formacionin kurbinas dhe vetë malazezin, që Laci-bis po i kthehet në një deja vu të sezonit të kaluar: “Kemi humbur 1-0 tre herë, e pamundur, e pashpjegueshme, nuk ndodh. Ishte një ndeshje me shumë raste dhe duhej durim që të mos pësonim, por një gabim në linjën e fundit dhe kemi pësuar, kështu iku ndeshja”.

Jo vetëm vendi i tretë nga fundi, me tre humbje e një fitore, por edhe 3 gola të shënuar dhe 4 të pësuar, me realizimet të gjitha në ndeshjen e parë me Teutën: “Sigurisht me shqetëson shumë që ekipi nuk ka shënuar. Nuk ka shënuar në Europë në 2 ndeshje, ka shënuar vetëm 2 gola, tani kemi shënuar vetëm një gol në këto tre ndeshje dhe ky është problemi kryesor”.

Vukicevic pastaj justifikohet se edhe Mourinho humbi kundër Ludogorets: “Nuk do të më pëlqente të humbja kurrë 4-0 por Roma pastaj humbi edhe në Bullgari. Sa i përket agresivitetit kemi një ekip të ri praktikisht, lojtarë të rinj në mesfushë. Me Ujkën kemi humbur shumë në mesfushë për shkak të dëmtimit të tij. Tani kërkojmë një mesfushor dhe provojmë të ndryshëm në çdo ndeshje se nuk kemi futbollistë të gatshëm në këtë pozicion. Është zemra e ekipit dhe siç e dini për shumë vite Laçi kishte një mesfushë të fortë që kishin luajtur për shumë vite bashkë. Tani po kërkojmë zgjidhje”, përfundoi malazezi.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *