• |
ide | kryesore

Eksperti i sigurisë: Mund të ketë sulme të tjera kibernetike

Arkiva, Lajme, Të fundit



Eksperti i sigurisë, Ergys Muzhaqi thotë se do të ketë sërish sulme kibernetike nga hakerët iranianë ndaj vendit tonë.

Në një intervistë për “Euronews Albania”, Muzhaqi u shpreh se hakerat iranianë mund të bashkëpunojnë me të tjerë, duke nënvizuara ata rusë ose serbë.

“Duhet të jemi shumë të qartë që sulme të tjera do të priten. Madje, kam përshtypjen që grupet e hakerave iranianë edhe me grupe të tjerë hakerash që mund të kenë qasje të tjera nga mund të hyjnë. Kemi hakera rusë që janë po aq të famshëm, ndonëse iranianët janë më të rrezikshëm.

Kemi hakera serbë, kemi hakera që do dëshironin të merrnin pjesë në një situatë të tillë. Shqipëria nuk ka kohë për të humbur që të marrë masat e saj”, theksoi ai.

Sakaq, ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi bëri të ditur se sistemi TIMS është rikthyer në funksion të plotë në Pikën e Kalimit Kufitar Rinas dhe në pikat e tjera kufitare të vendit: Hani i Hotit, Kapshticë, Muriqan, Morinë, dhe Kakavijë. /Euronews Albania



8 Comments

  1. Ekspertet e karit do dalin e do mbushin tv. Po ajo dihet qe nje shtet pa siguri minimale eshte objekt sulmesh.

  2. Tims-in mund ta mirembaje fare mire Gruaja e Cucit, Delina!
    Ajo ka mbajtur sisteme e sisteme…..

  3. Nardndokizem ne delir. Rakia e rrushit behet nga rrushi. Kur ka re, mund te bjere shi. “Elspertet” anonime qe s’i njeh as gruaja e vet.

  4. Ekspert i sigurisë? Siguri kibernetike ma do mendja meqënëse po flitet për sulme të tilla.
    Por lind pyetja: Mos ndoshta është ndonjë hacker ky zotëria që flet me kaq siguri?
    Cili është kontributi i tij në fushën e sigurisë kibernetike?

  5. “Kam pershtypjen se grupet e hakerave mund te kene qasje”. Hajde ekspertize hajde. Ky shet pershtypjet per ekspertize. Dhe lapsi me te tjeret as nuk arrijne ta filtrojne dhe meqe ky ka dale kushedisesi ne televizor, hane karremin direkt.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *