“Corriere della Sera” ofron të vërtetën e Francesco Tottit, për ndarjen nga gruaja e tij Ilary Blasi. “Nuk isha unë ai që tradhtoi i pari”, argumentoi ish-kapiteni i Romës, duke nënvizuar se vjeshtën e kaluar gjeti mesazhe të pangatërrueshme në telefonin e gruas së tij, që i kontrolloi pasi prej muajsh i kishin ardhur fjalët për marrëdhënien e Ilarit me një burrë tjetër. Me Noemi Bocchi, të dashurën e re, ai u shpreh “më parë jemi shoqëruar si miq”. “Pas Vitit të Ri – konfirmon Totti – u kthye në histori dhe u konsolidua në mars 2022”.
Me Ilary shpjegon Totti “ne kishim ulje-ngritje, si çdo çift. Më pas diçka u prish. Kriza e vërtetë shpërtheu mes marsit dhe prillit të vitit të kaluar. Por unë kisha kohë që vuaja”. Për sa i përket videove që tregonin familjen e mbledhur bashkë në restorant për të heshtur zërat e ndarjes, ai pranon se për të shpëtuar martesën “ne u përpoqëm disi, por jo deri në fund. Askush nuk donte të provonte dicka më shumë. Le të themi se nuk ishte një përpjekje e madhe”.
I tronditur nga tradhtia e saj – “Në shtator të vitit të kaluar filluan të vinin fjalët: shiko se Ilary ka një tjetër. Madje, më shumë se një. Mua më dukej e pamundur. Përkundrazi gjeta mesazhet”. E shtoi: “Nuk kisha kontrolluar kurrë, në njëzet vjet, telefonin e saj dhe as ajo nuk e kishte bërë ndonjëherë me mua. Por kur mora paralajmërime nga njerëz të ndryshëm, të cilëve u besoj, dyshova. I pashë celularin. E pashë që ishte një person i tretë, i cili vepronte si ndërmjetës mes Ilarit dhe një tjetri”, emri i të cilit Totti nuk e përmend. “Mos më bëni t’ju them emrin e tij. Ai është një person krejtësisht i ndryshëm nga unë, i cili i përket një bote shumë larg nga e imja, për fat. Ishte një tronditje. Jo vetëm që Ilary kishte dikë tjetër, por që ajo mund të kishte një interes për një burrë të tillë”.
“Të mbronim fëmijët tanë” – Tani Totti pranon se “do të shkojë cështja te avokatët”. “Kërkoja një marrëveshje. Nuk doja të përfundoja në gjyq. Kështu që i propozova: le të mendojmë më parë për fëmijët, t’ua lëmë shtëpinë atyre dhe ne alternohemi, e bëjmë nga tre ditë secili. Nuk doja ti shihja djemtë me valixhe në duar, mes Eur-it dhe Romës së Veriut. Por Ilary tha jo. Kështu që unë propozova të ndaja shtëpinë, në fund të fundit është e madhe. Ose të merrja një të gjithën për të. Asgjë për të bërë: në shtëpi dëshironte të qëndronte vetëm ajo, dhe kaq”.