• |
ide | kryesore

LIVE/ Mbretëresha Elisabeth II nis udhëtimin e saj të fundit

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Mijëra qytetarë kanë pushtuar rrugët në Britaninë e Madhe teksa arkivoli i Mbretëreshës Elisabete po kryen udhëtimin e saj të fundit.

Pasi la Balmoralin, arkëmorti ka kaluar nëpër qytetet e Aberdeen dhe Dundee dy ndalesa kryesore gjatë udhëtimit 6-orësh për në Edinburg.

Mes emocioneve dhe dhimbjes qytetarët kanë dalë në rrugë për t’i bërë nderimet monarkes më jetëgjatë të Britanisë.

Ajo u dërgua fillimisht në fshatin Ballater ku turmat ulën kokat në heshtje ndërsa kortezhi kalonte.

Të tjerë vajtues të përlotur gjithashtu hodhën lule në rrugën e kortezhit si lamtumirën e fundit.

Heshtja ra në orën 10 të mëngjesit ndërsa Mbretëresha u largua nga Balmoral me një makinë të zezë me lule të bardha të zgjedhura nga kopshti, të vendosura në majë të arkivolit të saj.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *