• |
ide | kryesore

Makina bie në humnerë në Rrugën e Arbrit, shpëtojnë nëna dhe fëmija e saj

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Një grua që udhëtonte së bashku me fëmijën e saj ka shpëtuar mrekullisht pasi makina e tyre doli nga rruga dhe ra në një humnerë në rrugën e Arbrit.

Ngjarja ndodhi në vendin e quajtur “Ura e Spatës” ku shihet se si makina ka rënë disa metra poshtë dhe është kthyer përmbys.

Mediat raportojnë se nëna dhe fëmija i saj ndodhen në spital ku po marrin ndihmë mjekësore, por janë jashtë rrezikut për jetën.

Sipas të njëjtave burime, makina po vinte nga Klosi dhe fillimisht është përplasur me hekurat e urës e më pas ka përfunduar në greminë.

Policia shkoi në vendin e ngjarjes dhe po heton shkaqet e aksidentit.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *