• |
ide | kryesore

Marotta, ‘driblon’ shitjen e Inter: “Zërat janë prej dy vjetësh, Zhang e dashuron Interin, e ardhmja e garantuar”

-Instant, Sport



“Zërat për shitjen e klubit? Janë prezent prej dy vjetësh. Familja Zhang e dashuron Interin, respekton tifozët dhe e di shumë mirë se çfarë duhet të bëjë për të garantuar të tashmen dhe të ardhmen. E ka bërë gjithmonë dhe do të vazhdojë ta bëjë”. Administratori i Deleguar i Interit, Beppe Marotta, komenton në këtë mënyrë të dhënat sipas së cilës Zhang i ka dhënë mandatin Goldman Sachs për të shitur klubin. “E mohoj? Këto janë gjëra mbi kokën tonë, unë nuk do të hyj në brendësi të strategjive të pronarëve. E ardhmja është e garantuar, familja Zhang nuk do të dështonte kurrë në këtë lloj angazhimi”, shtoi drejtuesi i lartë i Interit për Dazn.

Për përballjen mes drejtuesve dhe skuadrës që ndodhi pas humbjes ndaj Bayernit, ia shpjegoi: “Konfrontimet janë të përditshme, përmes analizave edhe me video, për të eliminuar gabimet e bëra – vazhdoi Marotta – Por ato shërbejnë edhe nga pikëpamja psikologjike për të kërkuar motivet më të mira, me qëllim për të arritur rezultate pozitive. Është punuar shumë mbi mendjen dhe taktikën, është një punë që Inzaghi e ka bërë në radhë të parë me stafin e tij dhe ne si shoqëri kemi detyrimin ta mbështesim. Ishte i nevojshëm një konfrontim dhe e bëmë. Është e drejtë të respektohet puna e Inzaghit”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *