• |
ide | kryesore

Neymar zbulon mbrojtësin që ia ka ‘nxirë’ jetën më shumë: emri është një surprizë

-Instant, Sport



Neymar vazhdon formën spektakolare në këtë fillim të sezonit. Braziliani ishte fituesi i ndeshjes së Paris Saint Germain kundër Brest të shtunën, duke arritur 10 gola këtë sezon në 9 ndeshje të luajtura. Nga njëra ndeshje në tjetrën, braziliani gjen edhe mënyrën për të dhënë intervista interesante, si ajo për DAZN Canada në të cilën ai zbuloi se cilët janë mbrojtësit më të fortë me të cilët është përballur ndonjëherë.

Neymar shënoi golin e vetëm të ndeshjes kundër Brest, me një asist të Messit, pa harruar se portieri Donnarumma ishte vendimtar me penalltinë e shpëtuar ndaj Slimanit. O’Ney është i papërmbajtshëm në këtë pjesë të sezonit, me mbrojtësit që praktikisht nuk arrijnë ta ndalojnë kurrë. Edhe pse ndonjë kundërshtar të fortë, madje shumë të ashpër, sulmuesi në karrierë e ka takuar. Ai ka folur për këtë në një intervistë të fundit, ku ka dhënë dy emra të saktë.

“Të luash kundër Van Dijk është e vështirë sepse si qendërmbrojtës ai është i fortë dhe inteligjent”, tha Neymar duke folur për qendërmbrojtësin e Liverpool. “Ai e di se kur është koha e duhur për të të mbyllur dhe kur të hyjë për një kontrast. Kjo e bën më të vështirë për tu përballur. Është i zgjuar. Është më e vështirë të luash kundër qendërmbrojtësve inteligjentë”. I pyetur se cili është mbrojtësi më i fortë me të cilin është përballur, megjithatë, sulmuesi brazilian nuk heziton: “Pa dyshim Kyle Walker: është i shpejtë, i fortë dhe inteligjent”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *