• |
ide | kryesore

Princ William reagon ndaj vdekjes së Mbretëreshës Elizabeth

-Instant, Paparazzi, Slider



PrincWilliam ka reaguar së fundmi ndaj vdekjes së Mbretëreshës Elizabeth.

“Të enjten, bota humbi një udhëheqës të jashtëzakonshëm, përkushtimi i të cilës ndaj vendit, Mbretërive dhe Komonuelthit ishte absolut,” filloi ai. “Kaq shumë do të thuhet në ditët në vijim për mbretërimin e saj historik. Megjithatë, unë humba gjyshen time dhe ndërsa do të vuaj humbjen e saj, ndihem gjithashtu tepër mirënjohës. Unë kam pasur mundsi të përfitoj mencurinë dhe sigurinë e Mbretëreshës në dekadën time të pestë. Tre fëmijët e mi kaluan pushimet me të dhe krijuan  kujtime që do të zgjasin gjithë jetën e tyre. Ajo ishte pranë meje në momentet e mia më të lumtura. Dhe ajo ishte pranë meje gjatë ditëve më të trishta të jetës sime.”

Princi William, i cili ndan fëmijët George, 9, Charlotte, 7 dhe Louis, 4, me Kate Middleton, shtoi se ndërsa ai “e dinte se kjo ditë do të vinte”, do të duheh pak kohë që të mësohet pa praninë e saj.

“Unë e falënderoj atë për mirësinë që tregoi familjen time dhe mua,” tha ai. “Dhe e falënderoj atë në emër të brezit tim që dha një shembull shërbimi dhe dinjiteti në jetën publike që ishte nga një epokë tjetër, por gjithmonë e rëndësishme për të gjithë ne. Gjyshja ime shpesh thonte se pikëllimi ishte çmimi që ne paguajmë për dashurinë. I gjithë trishtimi që do të ndiejmë në javët e ardhshme do të jetë dëshmi e dashurisë që ndjemë për Mbretëreshën tonë të jashtëzakonshme. Unë do ta nderoj kujtimin e saj duke mbështetur babain tim, Mbretin, në çdo mënyrë që mundem.”

Princi William nuk është i vetmi anëtar i familjes mbretërore që ka lëshuar një deklaratë për vdekjen e mbretëreshës Elizabeth. Menjëherë pas lajmit zyrtar për vdekjen e monarkut, Mbreti Charles foli për humbjen e nënës së tij.

“Vdekja e nënës sime të dashur, Madhërisë së Saj Mbretëreshës, është një trishtim i madh për mua dhe të gjithë anëtarët e familjes sime”, shkroi ai në një deklaratë zyrtare. “Ne vajtojmë thellësisht vdekjen e një Sovrani t dhe të një nëne shumë të dashur. Unë e di se humbja e saj do të ndihet thellësisht në të gjithë vendin, Mbretëritë dhe Commonwealth, dhe nga njerëz  në mbarë botën.”

Mbretëresha Elizabeth, monarkja e Mbretërisë së Bashkuar dhe kreu i Komonuelthit, vdiq më 8 shtator në moshën 96-vjeçare në Kalanë Balmoral në Skoci./Lapsi.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *