• |
ide | kryesore

Së shpejti një dokumentar për jetën e Selena Gomez

-Instant, Paparazzi, Slider



Selena Gomez është gati të zbulojë për fansat detaje nga jeta e saj.

Përmes rrjetit të saj social,Instagram, këngëtarja zbuloi se do të publikojë së shpejti dokumentarin My Mind & Me.

“Dëshironi të dëgjoni një pjesë të historisë sime…My Mind & Me së shpejti në @AppleTvPlus”, ka shkruar Gomez në një klip.

Dokumentari do të përshkruajë betejat e Selenas gjatë karrierë së saj.

“Pas vitesh në qendër të vëmendjes, Selena Gomez arrin një sukses të paimagjinueshëm”, thuhej në njoftimin për shtyp. “Por pikërisht kur ajo arrin një kulm të ri, një kthesë e papritur e tërheq atë në errësirë. Ky dokumentar unik i papërpunuar dhe intim përfshin udhëtimin e saj gjashtë-vjeçar drejt një dritë të re.”

Filmi u drejtua nga Alek Keshishian, i cili më parë drejtoi dokumentarin muzikor të vitit 1991 Madonna: Truth or Dare.Një datë e lëshimit për My Mind & Me ende nuk është shpallur.

Njoftimi erdhi vetëm një ditë pasi Gomez publikoi videoklipin e këngës së saj “Calm Down” me Remën.

Pasi mbushi 30 vjeç më 22 korrik, artistja reflektoi mbi mësimet që mësoi në të 20-at e saj në një postim .

“Të njëzetat e mia ishin një udhëtim nëpër momente të mira, të vështira dhe të bukura që nuk do t’i harroj kurrë”, shkroi ajo.“Secili prej tyre më ka formuar në personin që jam sot”.

“. Unë jam duke ecur përpara e inkurajuar nga kaq shumë njerëz të fortë dhe fuqizues rreth meje. Unë dua të bëj më të mirën time për të marrë të bukurën dhe të dhimbshmen dhe të jem versioni më i mirë për veten / të tjerët / ju.”/Lapsi.al

 

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *