• |
ide | kryesore

Sulmet kibernetike/ Prokuroria nis letër-porosi në 18 shtete të huaja

Arkiva, Lajme, Të fundit



Dy ditë më parë Shqipëria u godit nga një tjetër sulm kibernetik, i cili dyshohet të jetë kryer nga i njëjti grup hakerash që kreu sulmin ndaj sistemeve qeveritare. Të dy këto sulme po hetohen në një dosje të vetmë pasi mendohet se shkaktar është Irani. Grupi hetimor që po punon mbi këtë dosje i kryesuar nga Bledar Valikaj, ka kërkuar edhe ndihmën e disa shteteve të huaja.

News24 citon burime pranë ministrisë së Drejtësisë bënë me dije se nëpërmjet 18 letërporosive, të cilat janë dërguar në shtete të ndryshme, kërkohet identifikimi i IP, të cilat rezultojnë të jenë të lëvizshme dhe përmes tyre janë sulmuar sistemet qeveritare dhe ai TIMS.

Sipas të njëjtave burime, kompania “Microsoft” e thirrur nga qeveria shqiptare për ndihmë thotë se arriti të gjurmojë 4 grupe sulmuesish të lidhur me shërbimet inteligjente të Iranit. Fillimisht hakerat ndërhynë në një server të pambrojtur të faqes administrata.al, në maj të vitit të kaluar që është edhe thyerja e parë e sistemit. Sulmi u përshkallëzua dhe korrik të 2022, hakerat tentuan inkriptimin dhe fshirjen e të dhënave në server, por sipas kompanisë sulmi dështoi.

Kompania thotë nga investigimi rezultoi se njëri prej grupeve, që u përfshi në hyrjen fillestare dhe vjedhjen e të dhënave, është i lidhur me EUROPIUM, një grup i lidhur publikisht me Ministrinë e Inteligjencës së Iranit. Mikrosoft thotë gjithashtu se janë zbuluar edhe të dhëna të tjera, që e lidhin sulmin me Republikën Islamike të Iranit.

Sulmi i dytë kibernetik pas korrikut vjen pak ditë pasi Sqhipëria ndërpreu marrëdhëniet diplomatike me Iranin dhe dëboi diplomatët iranianë nga vendi. Marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Iranit janë të tensionuara prej vitit 2013, kur qeveria shqiptare strehoi anëtarët e grupit Muxhahedin, një grup opozitar ndaj regjimit në Teheran.



4 Comments

  1. Kanali mediatik ERT në Greqi, nënvijëzon mbështetjen që Mitsotakis ka shprehur për integrimin e vendit tonë në BE, sepse sipas tij, negociatat do krijojnë mundësinë që të diskutohet për shumë çështje me Shqipërinë në çdo kapitull që hapet.

  2. Nqs eshte vertetuar qe sipas rames dhe mikrosoftit sulmet jane te bera nga irani perca po heton prokuroria.

  3. Prokuroria e qafirstanit po heton per te kuptuar pse peshku po qelbet edhe nga bytha!!!!!!!!!!
    Kjo do kohe, buxhet dhe ekspertize profesoinhale.

  4. Me 18 letra lart e poshte mbyllet edhe hetimi i Prokurorise sone per sulmin kibernetik, i cili nuk eshte i pari e as i fundit.

    A ka hetim per kompanite qe fitojne tendera per dixhitalizimin, per te cilin paguhen miliona euro e me taksat tona pasurohen “specialistet e IT” qe kontrakton qeveria?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *