• |
ide | kryesore

Video/ Një ‘Pirat’ nuk mjafton për të ndaluar Real Madrid: Blancos përmbysin me poker golin e Muriqit

-Instant, F1, Sport, Video



Suksesi i pestë radhazi dhe vendi i parë i vetëm në renditje. Kështu Real Madridi në ndeshjen e vlefshme për javën e pestë të La Liga i përgjigjet Barcelonës me fitoren 4-1 ndaj Mallorca. Në Santiago Bernabeu, Blancos, pa të dëmtuarin Karim Benzema, e panë veten në disavantazh në minutën e 35-të me Muriqin që nënshkroi golin e avantazhit. Vazhdon momenti i mirë i sulmuesit kosovar në Spanjë, por në shtesën e pjesës së parë Valverde barazoi me një gol kryevepër. Pastaj, Vinicius (72′), Rodrygo (89′) dhe Rudiger (94′) i dhanë fitoren 4-1 Realit.

Tre pikë dhe i vetëm në krye të renditjes. Real Madrid, pa yllin e tij Karim Benzema të bllokuar për shkak të dëmtimit, vuajti por në fund mposhti 4-1 Mallorca. Në terrenin e Santiago Bernabeut, vendasit e nisën ndeshjen fort dhe iu afruan disa herë portës kundërshtare me Kroos dhe Rodrygo. Në momentin më të mirë të “blancos”, Mallorca kaloi në avantazh: goditja e lirë e Kant-In gjeti kokën e Muriqit që e dërgoi topin nën traversë. 1-0 për miqtë dhe reagimi i Real ishte i frikshëm. Pas shumë rastesh, barazimi erdhi vetëm në minutat shtesë të pjesës së parë, kur në të 48 Valverde goditi në hyrje të zonës duke e dërguar topin në kryqëzimin e shtyllave: e kotë përpjekja e Rajkoviç për të bllokuar topin.

Në pjesën e dytë, skuadra e Aguirre e nisi shumë mirë takimin me Sanchez që shpenzoi golin e 2-1 të mundshëm. Ancelotti atëherë hodhi në fushë Modric, Carvajal, Fernandez dhe Camavingan dhe muzika ndryshoi brenda pak minutash. Në minutën e 72-të, Rodrygo shërbeu një asist për Vinicius i cili përmbysi rezultatin me të djathtën dhe i çoi blancos përpara. Për brazilianin ky është goli i katërt në këtë kampionat. Në fund, kampionët e Spanjës mbyllën përfundimisht ndeshjen: fillimisht Rodrygo (89′) dhe më pas Rudiger (94′), me golin e parë për Realin, nënshkruan pokerin. Skuadra e Ancelottit fluturon në krye të Ligës me pikë të plota.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *