• |
ide | kryesore

Berisha për Azem Hajdarin: Erdhëm të të kujtonim në kushtet e një monizmi të plotë

-Instant, Lajme, Të fundit



Sot bëhen 24 vite nga vrasja e heroit të demokracisë Azem Hajdari. Partia Demokratike zhvilloi homazhe përballë përmendores së ngritur në nder të tij.

I pranishëm në ceremoni ishte edhe ish-kryeministri Sali Berisha, i cili foli për gazetarët.

Ai tha se Azem Hajdari hyri në histori dhe guxoi të dilte në krye të një proteste të fuqishme për ndryshimin e regjimit.

“Azem Hajdari hyri në historinë e kombi tonë si shqiptari që me një grup të guximshëm studentësh bënë më shumë se kushdo tjetër për lirinë e Shqipërisë dhe shqiptarëve. Në dhjetorin ’90, Shqipëria kishte mbetur vendi i vetëm ish-komunist në Europë nën diktaturën staliniste 46-vjeçare dhe në monizmin e plotë.

Sakrificat e tyre më të jashtëzakonshme për liri dijnitet njerëzor dhe kombëtar u ndeshën me shtypjen më të egër. Çdo akt kundërshtie ndaj regjimit apo dissidence, ishte i barabartë me hapjen e dyerve të burgut apo mihjen e varrit për shkak të intolerancës totale të regjimit.

Në këto rrethana, Azem Hajdari guxoi të dalë në një protesët të fuqishme me studentët, të vihet në një mënyrë epike në krye të kësaj lëvizje, e cila në një hark kohor solli gjunjëzimin e regjimit dhe vendosjen e pluralizmit politik në Shqipëri.

Me këtë akt, Azem Hajdari dhe bashkëluftëtarët e tij, ndanë epokat, atë të monizmit nga pluralizmit, sistemin diktatorial nga sistemi i vlerave.
Për këtë akt, Azem Hajdari u ekzekutua me 12 shtator të vitit 1998 nga përfaqësues kriminelë, vrasës me uniformë, kapitenë, kolonelë apo nënkolonelë të regjimit.
Por ai është dhe mbetet frymëzim i madh për shqiptarët. Mbetet i përjetshëm me veprën e tij.
Sot, Azem Hajdari me mesazhin e tij është më i gjallë se kurrë. Sot, ne vendosëm ato kurora aty ku ranë Azem Hajdari dhe sivëllai i tij Besim Çera, për t’i nderuar ata, por i vendosëm në kushtet e një monizmi të plotë”,
 tha Berisha.

Të pranishëm kanë qenë gjithashtu deputetë të tjerë demokratë dhe bashkëshortja e fëmijët e Azem Hajdarit.



14 Comments

  1. Kush e perjashtoi azemin nga partia?
    Kush e shante dhe e i hidhte balt mga memgjesi ne dark.
    Kush e nxori azemin jasht naten e vrasjes.
    Per ke kishin ardhe haklajt?
    TI JE NJERIU ME I POSHTER QE KA PAS KY TRUALL.

  2. Harroi ky ca thoshte per Azemin para se te vritej. A te kujtohet o Sale kur thoshe se Azemi ka qen spiun i sigurimit, nja dy muaj para se ta beje deshmor? Tani na qeka deshmor i liris. Se keshtu e ke ber dhe me Like floririn, qe vet ja vure emrin ashtu e ca nuk the per te, ndersa tani na qeka burr i mir. Sali pinoku.

    1. Dosja e Berishës është shkruar fletë- fletë dhe orë pas ore. Sa ka kryer një krim Berisha- aty në fletë është shkruar. Ky ka kryer krime pa fund, jo vetëm për dosje, por shpirtrat e të vrarëve prej tij i dalin natën e nuk e lënë të vërë gjumë më sy…. Sa herë ka spiunuar Berisha, spiunuar në dëm të Amerikës dhe vendit të vet, aq fletë janë shtuar në dosje. Sa herë ka tentuar të lidhet me vendet dhe agjencitë e vendeve armike ndaj Amerikës, aty është shtuar fleta. Berisha e nisi në Arabinë Saudite, Bahrein dhe Malajzi…, dhe e përfundoi me Rusi e Iran.

  3. Ky te vret naten e te qan diten. Ky e vrau politikisht Azemin para se ta nxirrte ne prit e ta shrytezonte me maksimum edhe vrasjen fizike te tij. Ca bastardi i pafytyr.

      1. o sulfake po ti ca beson, ca thoshte dje apo ca thot sot BABA (Sala)? Fakti qe e nxorri ne prit Sala non e perjashton qe eshte vrar per pazare te pista. Sala e degjeneroi dy muaj para se te vritej, pastaj pasi e nxorri ne prit me nje gur vrau dy zogj. Edhe Azemin qe i ishte ber hal ne sy e hoqi, edhe te vdekur e perdori per grusht shteti. Co bejm kete e do bejm ate gulconte Sali kafsha, sa te vij ne pushtet tha e vrasesit e Azemit, dmth Fatos Nano (se keshtu thoshte atehere, eshte e sigurt e ka vra Fatos Nano) do e kalb ne burg. Sa erdhi ne pushtet Fatos Nanon e beri mikun me te mir dhe Azemit i harroi edhe bustin. Tani te pakten shko e i ve nanji lule, akoma e shfrytezon te vdekur ate qe e degjeneroi sa ishte gjall.

  4. U rit ne pyll me dhite.
    Shkollen e mesme per 4 vite rresht e mbaroi me carape te grisura ku thembrat e palara shembellenin si zhardhoke patate.
    Zbriti ne Tirane me valixhe druri mbyllur me dryn Elzet lyer me boje vaji jeshile.
    Punoi ne spitalin e Tiranes qe kur hynte ne laboratorin e tij koleget e nxirrnin perjashta te lante kembet dhe carapet se qelbte ambjentin.
    Jepte leksione kardilogjike ne Universitet ku nje ish student mbas 10 viteteve deklaronte se akoma i dhimbnin favoritet qe petagogu Sali ia shkulte mbasi i kishte me te gjata se sa norma qe kish vendosur Partia.
    Shkaterroi dhe vazhdon te shkaterroje gjithe kombin moralisht dhe fizikisht.
    Pyetja qe natyrshem lind; Kush eshte fajtori!!??
    Ngjizja e kesaj qenie te ndyre malinje qe zbriti nga malet, apo ai popull injorant qe e ndjek dhe qe 80% e tij vjen po nga malet?
    Mjere Shqiperia qe as 200 vite te tjere nuk i mjaftojne per t’u qyteteruar.

  5. /Për këtë akt, Azem Hajdari u ekzekutua me 12 shtator të vitit 1998 nga përfaqësues kriminelë, vrasës me uniformë, kapitenë, kolonelë apo nënkolonelë të regjimit./

    Doktor, që Azemin e vrau mafia komuniste e kohës kjo s’do mend, por ti duhet të thuash emra konkret kush e vrau atë, ti ke qenë president dhe shum gjëra i di më mirë se të tjerët. Socialistët dridheshin nga urrejta që kishin për Azemin atëherë dhe donin ta shihnin atë të vdekur me çdo mundësi.

    Ai bëri shumë për sjelljen e demokracisë në ato vite dhe meriton që të vendoset atje ku i takon.

    1. o Miri po ti je kar apo ben si kar. Sala ka then e vrau Fatos Nano dhe me ate pretekst me nje tuf njerezish te armatosur me ne krye Sal Lushen dhe Izet Hazhin moren me forc istitucionet e shtetit. Pastaj kur nderkombetaret e zbythen tha sa te vij ne pushtet pa do ua qi ropt vrasesve te Azemit, dmth Fatos Nanos, Perikli Tetes, Faos Klosit e me the te thash. Erdhi ne pushtet dhe Faots Nanon e beri mikun me te mir, ndersa Azemit i harroi bustin. Ja kjo eshte historia, konluzionet nxirri vet e mos shkruj karlliqe se sjan njerezit idjot.

      1. Cila është historia? Që Berisha u bë shok me Nanon e të tjerë?!! Mos fol idiotizma, ai shok nuk u bë, por ka shumë mundësi të jetë kërcënuar me familje që ta mbyllte këtë punë siç bëjnë zakonisht.

        Janë pikërisht ato emra që ti përmende (sidomos F. Klosi) që e dinë shum mir kush e *organizoi* krimin, gjë të cilën e ka thënë edhe Sala shum kohë përpara, por që tani ka vendosur ta qepi gojën për të ruajtur veten dhe familjen. Siç e kupton këto gjëra janë të thella dhe shumë shumë të zeza.

        Po ti bashk me të tjerë plehra si puna jote do bëheni njësh me komunistët kriminelë në pushtet për ta varrosur këtë çështje, si shumë të tjera. Ti vetë me këto broçkulla që shkruan tregon se je mbështetës i flaktë i sistemit në fuqi. Edhe fatkeqsisht ka shumë shqiptarë spiunë, kriminelë, hajdutë, mashtrues, etj … gjith të zezat.

        Edhe pastaj thonë pse është mallkuar ky vend ??!!

        Q R !!

        1. A ti je cop kari mor plak. Eshte e kot te diskutosh me ty. Saliut nuk i ka plas kari asnjeher per Azemin, e degjeneroi pak muaj para vrasjes, pastaj u kujtu qe ishte pishtar demokracia. Ti me ben muahbete kamunistash kur per kryetar de fakto ke nje ish sekretar. Ika tani se sqeke per keto pun. Na paskan kercenu Saliun e Saliu na mbylli gojen. Ca i ke keto muhabete o Miri. E ditke ti qe na paskan kercenu Saliun. Saliu i qi breket me te mirit, e heq qafe, na paska frik Saliu. Tani e dhjeve komplet.

          1. – Vrasja e Artan Santos
            – “Vetvrasja” e shoferit të një drejtuesi të PS-s, mbasi tha se do ti nxirrte të gjitha.
            – shum vrasje të tjera më pak të bujshme
            – vjedhja dy herë në përmasa skandaloze ne Rinas.

            Kush i bëri këto të gjitha ?!

            Pervec vrasjes së Azemit, këto janë vetëm disa nga krimet e mafies së kuqe, llumit satanik të Shqipërisë.

            [ Për ofendimet që nxorre nga goja, qesh mir ai që qesh i fundit].

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *