• |
ide | kryesore

Goli i anuluar i Milik, tërheq vëmendjen e një kompanie ajrore: “Avionët tanë janë më të besueshëm se VAR”

-Instant, Sport, Video



Java e fundit e kampionatit në Itali pa gjyqtarët dhe sistemin Var të rikthehen me forcë në qendër të stuhisë, me episode të dyshimta dhe gabime flagrante në shumë ndeshje të luajtura gjatë fundjavës. Goli i anuluar ndaj Milik për pretendimin e pozicionit jashtë loje të Bonucci në sfidën mes Juventusit dhe Salernitanas ka ngjallur polemika të pafundme, në kohën kur goli do t’i lejonte bardhezinjtë të merrnin 3 pikët në fund të ndeshjes. Në rrjetet sociale, komentet për episodin nuk mbarojnë, me tifozët shumë të zemëruar dhe të tjerë që kanë ironizuar ngjarjen. Te këta të fundit me siguri bën pjesë edhe linja e njohur ajrore me kosto të ulët Ryanair…

VAR i mohoi gëzimin e golit të fitores sulmuesit polak për pozicionin jashtë loje të Bonuccit, i pozicionuar në trajektoren e goditjes, por në realitet i mbajtur në lojë nga Antonio Candreva i vendosur pranë flamurit të këndit. Një episod që i tërboi bardhezinjtë në fushë, me vetë Milik, Cuadrado dhe Allegri të përjashtuar në një sekuencë të shpejtë që ndezi shumë polemika. Por ka edhe nga ata, si Ryanair Italia, që përfituan nga incidenti për të tallur teknologjinë Var.

Linja ajrore e njohur irlandeze ndau pamjet e episodit të diskutueshëm në Tëitter duke komentuar mjaft ashpër: “Aeroplanët tanë janë sidoqoftë më të besueshëm se VAR”, shkruan Ryanair në profilin e tij italian. Në fakt, e diela e fundit sigurisht që nuk është nga ato për t’u mbajtur mend për arbitrat e Serie A dhe as për teknologjinë që duhet t’i mbështesë ata. E përvec tifozëve të inatosur, kjo cështje ka përfshirë me sa duket edhe kompanitë ajrore…



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *