• |
ide | kryesore

Kreu i SPAK flet për hetimet ndaj Ilir Metës

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Kreu i SPAK, Arben Kraja përpiqet të jetë sa më korrekt, kur flet për hetimin e politikanëve.

Me frazën “sekret hetimor” shpëtohet nga publikimi i detajeve të rëndësishme, por në rastin e hetimit të Ilir Metës për lobim të paligjshëm, fshehje të ardhurash dhe pastrim parash, pak gjëra mund t’i thoshte në një intervistë në RTSH sidomos për gatishmërinë për të bërë çdo veprim për hetim të plotë të padive.

“Çështja ndaj ish-presidentit është hapur, si një kallëzim i gazetarëve dhe i një ish-deputeti. Po hetohet dhe po kryhen të gjitha veprimet e nevojshme për të sqaruar çfarë ka ndodhur.

Po, jam një nga prokurorët e çështjes. Nuk mund të flas për gjëra konkrete, pasi çështjet janë në hetim. “Sekreti hetimor” ka të bëjë me objektivitetin. Ne po kryejnë të gjitha veprimet për të kuptuar çfarë ka ndodhur” – tha ai.

I pyetur nëse ka marrë përgjigje nga bankat, Kraja u përgjigj se “shkojnë kërkesa dhe vijnë përgjigje, pa diskutim”.

Ndërsa për letërporosinë nga SHBA nuk bëri komente.

“Nuk dua të futem në detaje konkrete. Përgjigjet nuk kanë ardhur ende. Do t’i bëjmë të gjitha veprimet e mundshme, përfshirë edhe marrjen e provave jashtë vendit” – tha Kraja. ©LAPSI.al



8 Comments

  1. të gjithë ata politikanë, që do ta marrin mundimin sot të vizitojnë banesën e Azem Hajdarit, taksirat e kanë të ngjiten edhe nja 70-80 metra më lartë, ku ndodhet banesa e Kosta Trebickës.

    Deshmitari kyç i skandalit të Gërdecit, njeriu që denoncoi korrupsionin qeveritar. Që tregoi lidhjen kriminale të qeverisë Berisha, familjes së tij, institucioneve shtetërore dhe një grupi biznesmenësh klientë të preferuar.

    1. Vdekshin idiotët, parrazitët, patronazhistët dhe neokomunistët! thotë:

      O kurvë patronazhiste, keeni dy rruggë me Berishën: 1 Futeni ne burg, 2 Hani mutin, ktë të dytën me Berishën e keni bërë ka 30 vjet.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *