• |
ide | kryesore

Operacionet e policisë u dekonspiruan/ Kreu i SPAK komenton deklaratën e Gledis Nanos

Arkiva, Lajme, Të fundit



Drejtuesi i SPAK, Arben Kraja ka komentuar në një intervistë për RTSH deklaratën e dhënë nga ish-drejtoi i policisë Gledis Nano përpara shkarkimit ku tha se operacionet e policisë janë dekonspiruar. Kraja u shpreh se për sa kohë lëshohen urdhër-arreste dhe ka ende persona në arrati, kjo tregon se diçka nuk shkon.

“Kemi pasur në hetim dhe grupet e strukturuara kriminale me numër të jashtëzakonshëm aktivitetesh, 35 masa arresti që nuk u realizuan të gjithë. Diçka nuk shkoi mirë pasi arrestimet nuk u kryen të gjitha. Kjo duhet të jetë analizë e policisë jo SPAK.

E them me siguri se nga SPAK nuk ka pasur asnjë rrjedhje. Nga pikëpamja e zbatimit të ligjit ka problematikë sa kohë ka persona në arrati. Byroja kombëtare nënë varësi të SPAK. Prokurorët e hetuesit punojnë në grup”, – tha ai.

Në lidhje me përfshirjen e grupeve kriminale në politikë, Kraja u shpreh se nuk është evidentuar një rast i tillë, por se grupet e krimit të organizuar kanë tentuar korruptimin e policisë dhe organeve të drejtësisë.

“Përdorin të ardhurat ehe për të korruptuar sistemin, sidomos drejtësinë për të shmangur dënimin, dhe policinë, me politikën nuk kemi evidentuar një rast.

Krimi tenton të përfshihet me politikë sepse tentojnë të hyjnë tek prokurimet publike marrin tendera. Kemi pas një rast ku pronarët ishin të përfshirë në Spanjë”, – tha ai.



2 Comments

  1. Krimi nuk ka lidhje me politiken .Bravo spaku.24 vendime qeverie ne nje dite per inceneratoret (djegsat me mire) nuk thone asgje.Keshtu punon administrata gjithmone,populli mbaron pune sakaq ne zyrat e shtetit.Nuk ka patur korupsion fare keto 9 vjetet e fundit.S kemi cfare te hetojme tani e po germojme 20 e ca vjete te shkuara.Besoj se na kuptuat.ASPAK!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *