• |
ide | kryesore

Ray J sulmon Kris Jenner dhe Kim, publikon kontratën e kasetës intime

-Instant, Paparazzi, Slider



Ray J, i cili bëri një kasetë intime me Kim Kardashian, sulmoi Kris Jenner  pasi ajo mohoi akuzat rreth publikimit të videos.

“Po ngatërrohesh me mashkullin e gabuar, Kris Jenner”, shkroi Ray J, në një video 44-minutëshe në Instagram. “Ajo cfarë ti po bën është cnjerëzore dhe e gabuar”.

Postimi i tij erdhi pas paraqitjes së Jenner në “Late Late Show with James Corden”, ku ajo iu përgjigj një sërë pyetjesh ndërsa ishte e lidhur me një makinë poligrafike.

Gjatë intervistës,ajo deklaroi  e nuk kishte asnjë lidhje me publikimin e kasetës seksuale të vajzës së saj. Ekzaminuesi i detektorit , John Grogan, përcaktoi se po thoshte të vërtetën ”

“John Grogan gënjen,” tha Ray J,më tej në postim. “Ai nuk është ekzaminues i poligrafit. Ai njihet me saktësi si paraziti i poligrafit. Ata mbështesin Kris dhe mua më nxjerrin si gënjeshtar. Më e keqja është se televizioni e lejoi këtë gjë të ndodhte.”

Artisti ndau gjithashtu disa mesazhe që dyshohet se i kishte shkëmbyer me themeluesen e SKIMS në prill.

“Ju e dini se çfarë bëmë! Mamaja jote bëri marrëveshje me Joe Francis dhe [CEO i Vivid] Steve Hirsch – ishte ideja e saj që ta nxirrte kasetën me Vivid. Gjithçka që bëra ishte thjesht pranova”, thuhet se i dërgoi Ray asaj më 14 prill.

Ai vazhdoi, “Tani ju doni të bëni të duket sikur do publikojë një kasetë pa kontrollin tuaj. Fansat tuaj ju besojnë se jeni të sinqertë , por gjithçka është false për kamerat”.

Më pas këngëtari postoi atë që dukej të ishte kontrata e tij origjinale për kasetë seksuale, e cila nënvizonte se ata të dy morën 400,000 dollarë. /Lapsi.al

https://www.instagram.com/p/CiWKSS4OGVm/?hl=en



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *