• |
ide | kryesore

Si u shpërbë shteti dixhital nga piratët e “Homeland Justice”

-Instant, Arkiva, Kryesore, Lajme



Nëse kjo është luftë, e sigurtë është që nuk po shijojmë fitoren. Përkundrazi, situata është turpëruese për shtetin shqiptar.

Që nga korriku, provat janë të mjaftueshme për të thënë se i ashtuquajturi “shtet dixhital” është shpartalluar nga sulmet e hakerave, që jo vetëm i kanë vjedhur informacionet dixhitale, por edhe i kanë përdorur për ta poshtëruar atë.

Një nga momentet më të turpshme ishte publikimi i postës elektronike të kryeministrit Edi Rama, që doli pas sulmit të parë në korrik të këtij viti.

Ndërhyrja në sistemin TIMS ishte po kaq i rëndë. Si për t’u tallur, u publikuan pamjet e policëve të çorintuar para kompjuterave në pikat kufitare, ku u krijuan radhë të gjata.

Dhe në fund, me një mesazh në Telegram hakerat thonë se kanë nxjerrë në shitje 800 Giga Byte të dhëna për më pak se 600 dollarë.

Mendohet se këto janë vjedhur gjatë muajit korrik, kur e gjithë administrata ndërpreu lidhjen me internetin për shkak të sulmit kibernetik. Bashkë me të dhënat e sistemit TIMS, ato përmbajnë informacione për të gjithë personat që kanë hyrë dhe kanë dalë nga Shqipëria.

E gjitha mund të jetë një bllof, por sistemi mund të konsiderohet tanimë si një han pa porta.
Krejt ndryshe nga notat triumfuese me të cilat u propagandua ngritja e sistemit E-Albania apo mbrojtja kibernetike që na ofrojnë kompanitë e huaja.

Të paktën kështu u përpoq të bindte shefi i qeverisë Edi Rama, në korrik të këtij viti.

Rama me nota triumfuese

“Agresioni është zmbrapsur me sukses” garantoi kryeministri në muajin korrik, pas sulmit të parë, kur foli për “një superskuadër shqiptaro-amerikane”.

Rama fajësoi mediat për raportimet duke garantuar sigurinë kibernetike, garanci që i përsëriti edhe pas ndërhyrjes në TIMS.

“Agresioni nuk ia ka arritur asfare qëllimit, asnjë zhdukje a rrjedhje serioze të dhënash” ka shkruar Rama duke mohuar dëmet nga hakerimi.

Që nga e premtja, kur u konstatua ndërhyrja në sistemin TIMS, reagimi i parë ishte ai i fikjes së të gjithë sistemit.

Deri në mbrëmjen e të hënës së datës 12 Shtator, policia e shtetit ende nuk ka rivënë në punë një pjesë të sistemit dixhital. Ka vështirësi në punimin e sistemit të gjobave, në shërbimin e lejeve për të huajt apo në sistemin e ndërlidhjes së brendshme.

Një burim nga policia e shtetit tha se aktualisht po punohet për “pastrimin” e sistemit në mënyrë që të eleminohet çdo mundësi e ndërhyrjes nga jashtë.

Mbi 100 milion euro shpenzime për shtetin dixhital

Tenderat nga AKSHI për investimet në rrjet kanë qenë të shumta. Përgjatë tre viteve të fundit, janë së paku 162 prokurime që kapin vlerën mbi 100 milionë euro.

Prej vitit 2021 vlera shkon se paku në 20 miliardë lekë, ose 164.58 milion euro.

Një nga prokurimet më të fundit është dhe mirëmbajtje e sistemit e-aktet që do të kushtojë 34 milionë lekë./Lapsi.al



20 Comments

    1. Po edhe bar do hame.she krietari te na rroje
      Edi edi edi buciste stalla

      Popull kurve 750 mije kurva e votuan ti thua breket ai edhe live ne ert te qihet ne.bythe 750 mije vota i merr.

      Popull kurve

  1. Si ore shani juve udheheqesin??? Policia ca ben fle gjume, bashke me Spakun! Sa shume armiq qe kemi ne Shqiperi, propozoj qe Karlo dhe Mero ti bejne me boje te zeze te gjithe armiqte e madherise se tij, kryepykes Rama!

  2. Kështu është kur shtetin e drejtojnë mediokret, patronazhistet, trafikantët e hajdutët e mbi të gjitha antishqiptarët.

    1. Gimi – dil dhe na udheheq ti. Por se pari na thuaj emrin e plote te vertete dhe do te kesh nga pas gjithe Shqiperine.

      1. Te tregoje emrin e vertete thua ti qe ti vihen pas gjithe patronazhistet😂😂😅😅😅😜🤪

  3. Prej 12 shtatorit të vitit 1998, e ka përdorur atë për çdo hall të vetin, për të bërë sulme të dhunshme mbi qeverinë, për t’u pajtuar me të, për të akuzuar Fatos Nanos si vrasës, pastaj për t’u bërë vëlla me të, për të zbuar nga partia kundërshtarët e tij, pastaj për t’i rimarrë ata, për të zbuar nga partia dhe vajzën e tij dhe pastaj për ta rimarrë atë.

    E vetmja gjë nga e cila ai nuk ka heq dorë, ka qenë keqpërdorimi i Azem Hajdarit të vdekur, duke nxjerrë në në këtë mënyrë dhe urrejtjen që ka pasur për Azem Hajdarin e gjallë, të cilin nuk e përdori dot kurrë.

    1. Po kjo qe shkruan ti, c’lidhje ka me temen? Apo si gjithmone fajin e ka Saliu edhe pas 10 viteve te Rames ne pushtet? O idiot noterik shvejkian, ketu flitet per sigurine e shtetit shqiptar te cilen Rama e ka shpartalluar, kurse ti merresh Berishen. Apo nuk te intereson se ti keto te dhena i ke marre me kohe si patronazhist k*rve e bq qe je…

  4. Nuk eshte ndonje zotesi e madhe te besh sulm dhe pastaj te zbulohesh. Po u zbulove nuk je ndonje hacker i papar. Ka nje mij malware per te ber sulme dhe mund ti perdor kushdo po problemi eshte se po u kape te qin ne byth. Kurse keta dhe po u kapen prap jan aty te mbrojtur nga shteti i tyre. Kushte qe mos na hapni barkun me lajme per delet.

    1. Fiks ky eshte problemi. Mbrojtja e sistemit eshte kaq e dobet, sa edhe hakerat ordinere, jo kushedi se cfare arrijne te futen e te hedhin valle. Dhe te mendosh se kemi paguar mbi 160 milione euro per ate mbrojtje… I bie qe te pakten 150 milione euro te jene vjedhur, apo jo?

      1. nuk eshte kaq banale. Hackert kan thyer sistemet e NSA dhe CIA e jo me keto tonat. Aq sa kemi shpenzuar ne nuk jan asgje. Qe mund te jet vjedhur kjo eshte shum e mundur duke patur parasysh si behen te gjitha punet ketu te ne. Jam dakrot qe sistemi mund te jet i dobet po hackerat po te jen te zot e te ken mbeshtetje thyejn cdo sistem.

  5. Po pse si do ta shkaterroje Soros kete vend, me predha e bomba berthamore???
    Ka metoda te ndryshme shkaterrimi

  6. të gjithë ata politikanë, që do ta marrin mundimin sot të vizitojnë banesën e Azem Hajdarit, taksirat e kanë të ngjiten edhe nja 70-80 metra më lartë, ku ndodhet banesa e Kosta Trebickës.

    Deshmitari kyç i skandalit të Gërdecit, njeriu që denoncoi korrupsionin qeveritar. Që tregoi lidhjen kriminale të qeverisë Berisha, familjes së tij, institucioneve shtetërore dhe një grupi biznesmenësh klientë të preferuar.

  7. të gjithë ata politikanë, që do ta marrin mundimin sot të vizitojnë banesën e Azem Hajdarit, taksirat e kanë të ngjiten edhe nja 70-80 metra më lartë, ku ndodhet banesa e Kosta Trebickës.

    Deshmitari kyç i skandalit të Gërdecit, njeriu që denoncoi korrupsionin qeveritar. Që tregoi lidhjen kriminale të qeverisë Berisha, familjes së tij, institucioneve shtetërore dhe një grupi biznesmenësh klientë të preferuar.o shpellkari i spiuneve salih metaj nafije e bilalit,me sa duket ti je nga ato pushta qe per qefin e salih metaj shkerdhen cdo darke vajzen motren mamin se gruan ta shkerdhen ai ilir metaj se ai e perdor kete bilalin

  8. “Në mitingun mortor të Hajdarit kemi shkuar të armatosur, kemi qenë një grup rreth 150 veta, që do pushtonte institucionet shtetërore. Veprimet nuk ishin spontane, por të përgatitura nga ana e Berishës dhe të zbatuara nga ky grup i armatosur, pjesë e të cilit kam qenë edhe unë; u ndihmuam nga forcat e armatosura të qeverisë Bukoshi

  9. BBC shkruan se Rusia ka shpenzuar rreth 500,000 dollarë për të mbështetur Partinë Demokratike të qendrës së djathtë të Shqipërisë në zgjedhjet e vitit 2017 dhe gjithashtu financoi partitë ose kandidatët në Bosnjë, Mal të Zi dhe Madagaskar.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *