• |
ide | kryesore

Skandali i golit të anulluar të Milik, Bonucci: “Candreva më mbante në lojë, VAR e injoroi”

-Instant, F1, Sport, Video



Goli i Milik që do t’i kishte dhënë Juventusit një fitore të bujshme kundër Salernitanës, me një përmbysje që erdhi në fund të shtesës, u anulua për shkak të pozicionit jashtë loje të Bonuccit. Një vendim që krijoi diskutime dhe polemika të rënda sepse pozicioni i mbrojtësit të Juventusit që kërcen pa e prekur topin që përfundoi në rrjetë u konsiderua aktiv: pas rishikimit në Var, arbitri Mercenaro e zhvleftësoi golin, duke certifikuar ezultatin final 2-2. Vendim i kontestuar shumë nga bardhezinjtë – në një finale ndeshje konvulsive – që më pas u bë shkak për një debat edhe më të nxehtë kur një imazh evidentoi një pozicion të Candrevës që e mbante Bonuccin në lojë e pikërisht ky fakt domethënës nuk është marrë në konsideratë nga Var.

Vetë mbrojtësi i Juventusit ndezi polemikat: “Shpjegimi që më dhanë – tha Bonucci – ishte se u zbulua një pozicion jashtë loje aktiv. Sepe nuk do të kishte arritur kurrë topin, pozicioni im nuk ndërhyn në rrezen e portierit, thotë rregullorja. Pastaj është dyshimi se pozicioni i Candrevës nuk është llogaritur fare, në foto nuk mund ta shihni. Unë jam më pak se një metër larg, Candreva është më poshtë e thotë prerja e barit, jo unë. Uroj që të jetë marrë parasysh, edhe pse imazhi duhej të ishte i plotë, por nuk ka ndodhur. Pozicioni, pavarësisht gjithckaje, nuk është aktiv”.

MILIK POSTON NJË TJETËR PROVË: “PA FJALË”

Shfaqet një tjetër imazh në të cilin Candreva duket se e mban plotësisht në lojë Bonuccin. Është publikuar nga Arek Milik, autori i golit të anuluar, i cili ka postuar në Instagram pamjen e palëvizshme të parë nga një tjetër këndvështrim me diciturën “pa fjalë”. Në të vërtetë, anësori i Salernitanës duket më poshtë se mbrojtësi i Juventusit në momentin e goditjes me kokë të shokut të tij të skuadrës, edhe falë ndihmës së vijës së barit në fushë. Por më pas sulmuesi polak e fshiu historinë.

STORY NË INSTAGRAM (PASTAJ E FSHIRË) E MILIK

Edhe Bonucci shkroi edhe në Instagram: “Ta transformojmë zemërimin, për atë që na është plaçkitur, në energji për të mërkurën (në Champions League)”.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Leonardo Bonucci (@bonuccileo19)



1 Comment

  1. Mos i postoMos i postoni mo kto Higlights ropqime se na can karin adresat ni mo kto Higlights ropqime se na can karin adresat thotë:

    Mos i postoni mo kto Higlights ropqime se na can karin adresat

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *