• |
ide | kryesore

Sulmi kibernetik ndaj TIMS, prokuroria e Tiranës nis hetimet për disa vepra penale

-Instant, Lajme, Të fundit



Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë ka përfshirë në dosjen e hetimit të nisur për sulmin kibernetik ndaj portalit e-Albania në korrik të këtij viti edhe sulmin e fundit kibernetik ndaj sistemit TIMS, i cili rregullon hyrje-daljet në Republikën e Shqipërisë.

Më datë 19.07.2022, Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Tiranë, ka regjistruar procedimin penal për veprat penale: “Përgjim i paligjshëm i të dhënave kompjuterike”; “Ndërhyrja në të dhënat kompjuterike”; “Ndërhyrja në Sistemet kompjuterike”; “Keqpërdorimi i pajisjeve”. Objekt i hetimit është sulmi kibernetik ndaj institucionit shtetëror të AKSHI-it që përmbledh gjithë faqet zyrtare qeveritare në Republikën e Shqipërisë.

Po kështu, më datë 09.09.2022 është kryer një tjetër sulm kibernetik në pajisjet dhe sistemet që administrohen dhe menaxhohen nga Ministria e Brendshme në Shqipëri. Këto dy veprime, duke qenë se janë kryer me të njëjtën tipologji dhe sulmi kibernetik ka ardhur nga i njëjti burim, po hetohen në një dosje të vetme.

 



6 Comments

  1. A le, keto te prokurosise i japin dum mire. Keta nuk hapen hetim per patronazhistat e Ripjelljes duke i pas 200 metra larg qe nxorren gjithe te dhenat e Shqiptareve, do hetojne Iranianet qe jane me mijera km larg😂. Dhe sa per dijeni, skane pse te lodhen kot se “sulmin” e ka bere “nje mik qe na do te miren” dhe ja ngecin Iranit se “ashtu eshte nje muhabet”😜.

  2. Bravo prokuroria.Tani shpëtoi Shqipëria.Keta s’po munden të hetojnë një gjë këtu do hetojnë në Iran?!!!

  3. Ky eshte rasti ku prokuroret te tregojne aftesite e tyre pa patur frike nga politikanet.
    Pune te mbare ne te mire te Shqiperise!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *