• |
ide | kryesore

Video virale/ Mbreti Charles i frustruar teksa nënshkruan dokumentin historik

-Instant, F1, Paparazzi



Video e një mbreti “të irrituar” wshtw bërë virale në internet. Monarku i ri, King Charles III u kap duke shtrwmbwruar fytyrwn dhe duke bërë xheste ndaj ndihmësit mbretërorë gjatë ceremonisë që e shpalli atë zyrtarisht Mbret.

Pas vdekjes së Mbretëreshës Elizabeth II të enjten, Këshilli i Aderimit bëri shpalljen zyrtare të Mbretit Charles. Megjithatë, disa çaste para nënshkrimit të Deklaratës së Aderimit, monarku e gjeti veten që i duhej të bënte me gjeste të furishme ndihmësit për të pastruar tavolinën ku duhej të shkruante emrin e tij në dokumente.


Në video, Mbreti Charles dukej i frustruar që kishte një kuti stilolapsi ashtu edhe bojën në tavolinën e vogël, e cila gjithashtu duhej të përshtatej me dokumentet e mëdha. Ai u bëri shenjë ndihmësve të pastronin tavolinën, duke bërë që sendet të riorganizoheshin.

Pasi u vendosën dokumentet, Mbreti Charles përsëri i sinjalizoi një ndihmësi që të hiqte kutinë e stilolapsit nga tavolina, duke i dhënë atij hapësirë për të nënshkruar dokumentin historik.

©LAPSI.AL



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *