• |
ide | kryesore

Zbulohen 4 hakerët iranianë që rrëzuan sistemet në Shqipëri (FOTO)

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Mediat iraniane kanë publikuar fotot e 4 personave që thuhet se janë përgjegjës për sulmin kibernetik ndaj Shqipërisë.

Sipas ‘Iran International’ këta janë autorët të disa sulmeve kibernetike globale, të cilët janë të lidhur me agjenci të ndryshme të inteligjencës qeveritare në Teheran.

Rasti më i fundit i një sulmi kibernetik shkatërrues që i atribuohet operativëve të inteligjencës iraniane ishte një ndërhyrje e hakerëve në sistemet kompjuterike të qeverisë shqiptare që filloi në vitin 2021 dhe përfundoi me një ndërprerje masive në korrik, sipas hetimeve të sigurisë të Microsoft. Informacioni u vodh dhe shërbimet publike u ndërprenë nga hakerat iranianë, sepse Shqipëria strehon një grup opozitar, shkruan media iraniane.

Javën e kaluar, Shqipëria ndërpreu marrëdhëniet diplomatike me Iranin dhe dëboi diplomatët e saj.

Hamidreza Lashkarian (Lashgarian)

Sipas informacionit të marrë nga firma e sigurisë kibernetike Backdoor, kreu i luftës kibernetike të Gardës Revolucionare të Iranit (IRGC) është një person i identifikuar si Hamidreza Lashkarian (Lashgarian) 61-vjeçar, me banim në Teheran, pedagog universitet. Ai ka një histori të përfshirjes në operacione të ndryshme të inteligjencës së IRGC-së kundër lundrimit komercial dhe aktiviteteve të tjera klandestine.

Vitin e kaluar, një grup i quajtur Sayyad Project kishte shënjestruar aeroportin e kryeqytetit të Shqipërisë, Tiranë. Një grup kibernetik anti-Iran i quajtur Lab Dookhtegan ose Read My Lips zbuloi identitetin e personit që drejtonte sulmin kibernetik si Mohammad-Bagher Shirinkar.

Mohammad Bagher Shirinkar
Pseudonimi i tij është Mojtaba Tehrani, i sanksionuar nga Shtetet e Bashkuara për lidhjen e tij me IRGC.

Vëllai i tij Mhammad-Hossein Shirinkar është gjithashtu një nga aktorët kryesorë në grupin Sayyad. Ai thuhet se është kreu i Inspektoratit të Inteligjencës së IRGC, sipas Lab Dookhtegan.

Mohammad-Hossein Shirinkar

Një operator tjetër është Mehdi Hashemi Tughraljardi i cili është kunati i vëllezërve Shirinkar. Ai është gjithashtu i sanksionuar nga SHBA dhe drejtor i përgjithshëm i një kompanie dixhitale në Teheran.

Mehdi Hashemi Tughraljardi



10 Comments

  1. vetem 4 persona dhe rrezuan pertoke perandorine e pamposhtur te Edi Rames, perandori per te cilen Edi Rama ka harxhuar me dhjetera miliarde euro ne keto vite,padyshim gjysmen e tyre i ka vjedhur.

    1. avash se i qive ropt, me dhjetra miliar euro. Ne 10 miliard kemi GDP, ndersa buxheti i shtetit do jet nja dy tre maksimumi.

  2. Te strehosh opoziten e nje vendi, dikur terroriste, e cila kerkon te rrezoje me dhune qeverine e vet, normal qe do kete keshtu situatash. Keto jane pak!

    1. Ouuuu! Qeka pak kaq?!
      Ça duhet te presim tjeter se qeke i informum ti…
      Mos je nji nga kto 4 jevgjitët ti vari karsi?

      1. Hahaha, ti ketyre “Jevgjiteve” nuk i vjen as te maja i thojit.
        Po i re ne qaf tjetrit prit kunderpergjigjen…

    2. Ishte i pritshem nje reagim. Problemi eshte se MEK e ben luften nga Shqiperia dhe Sqhiperia gjendet ne mes si mish per top. Ne nuk i kemi kapacitet per te perballu sulmet e Iranit dhe nqs nuk na ndihmojn aleatet qe na i ben peshqesh keto te MEK, atehere me mir ti perzem nga Shqiperia se ne nuk kemi pun me luften e brendshme te Iranit. Pse duhet me i pagu ne kostot. USA ose te na ndihmoj seriozisht, ose Ram poturja te deklaroj qe MEK duhet te gjej nonji shtet tjeter ku te strehoet. Ky eshte abuzim me mikpritjen. Dhe te gjith politikanet shqiptar duhet te jen ne nje front per kete gje, se keta kan nis te vijn qe me qeverin Berisha. Pse nuk i mori vet USA apo te tjer? Ne halja e botes.

      1. Te gjitha keto diheshin qe nga dita qe na i ngecen….problemi eshte qe tashme gjendemi ne lufte me keta plehra dhe nuk mund te flitet ashtu ne kohe lufte

        1. Jo mer jo e ke totalisht gabim, problemi nuk qendron ne faktin qe kto jane ne Shqiperi, por keto plerat po perdorin vendin tone per te sulmuar hapur, driten per diell Iranin.
          Po te jete vertet partiot KM nuk i lejon qe te bejn asnje veprimtari sa jane ne toke Shqipetare, nuk po pretendojme ti zbythi se do thoni pastaj na e kerkon SHBA.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *