• |
ide | kryesore

Zelensky ashpërson tonet: Nuk do të negocioj me Rusinë

-Instant, Lajme, Planet



Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky tha se nuk është i gatshëm të negociojë me Rusinë për momentin, sipas mediave të huaja.

“Për momentin jo, nuk shoh ndonjë dëshirë nga ana e tyre”, tha presidenti ukrainas në një intervistë për CNN, kur u pyet nëse do të ishte i gatshëm të rifillonte negociatat.

“Unë nuk flas me ata që japin ultimatume, është parimi im,” tha lideri i Ukrainës.

Ministri i Jashtëm i Moskës, Serghei Lavrov deklaroi ditën e djeshme se Rusia nuk refuzon negociatat me Ukrainën, por Kievi, duke i vonuar ato, po ndërlikon mundësinë e një marrëveshjeje.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *