• |
ide | kryesore

Zelensky: Kemi rimarrë 6000 km katrorë nga Rusia që nga fillimi i shtatorit

-Instant, Lajme, Planet
Zelenski



Forcat ukrainase kanë arritur të marrin në kontroll territore të tjera nga Rusia, ndërsa vazhdojnë kundërofensivën e tyre, ka thënë presidenti i vendit, sipas BBC.

Volodymyr Zelensky tha se trupat tani kanë rimarrë më shumë se 6,000 km katrorë nga rusët në shtator, në lindje dhe në jug. Rusia ka pranuar humbjen e qyteteve kryesore në rajonin verilindor të Kharkiv, në atë që shihet nga disa ekspertë ushtarakë si një përparim i mundshëm në luftë.

Moska e përshkruan tërheqjen e trupave të saj nga rajoni në ditët e fundit si një “rigrupim” me synimin për t’u fokusuar në rajonet Luhansk dhe Donetsk në lindje të Ukrainës.

Në një deklaratë të hënën, Sekretari i Shtetit të SHBA-së Antony Blinken tha se forcat ukrainase kishin bërë “përparim të rëndësishëm” në kundërsulmin e tyre, por shtoi se ishte shumë herët për të parashikuar rezultatin.

Presidenti rus Vladimir Putin filloi pushtimin e plotë të Ukrainës më 24 shkurt. Rusia ende ka në kontroll rreth një të pestën e vendit.



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *